Categories: MAQEDONI

Profesoresha maqedonase ia numëron Bujar Osmanit kontributet për Shqipërinë dhe Kosovën, derisa ishte kryesues i OSBE-së

Profesoresha Biljana Najçevska ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për president të shtetit nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, i cili në intervistëten fundit tha se ka punuar për të mirën e të gjitha bashkësive etnike.

“Bujar Osmani na tha se punon për të gjithë komunitetet. Unë jam i interesuar për një gjë të vetme që ai bëri për komunitetin maqedonas. A e konsideron të tillë punën e përkushtuar për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë? Apo ndoshta deklarata se nuk i përgjigjet qeverisë por Ali Ahmetit? Apo puna e përkushtuar në favor të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në? Apo ndoshta duke promovuar gënjeshtrën se maqedonasit etnik janë pro-rusë dhe shqiptarët etnikë në Maqedoni janë ata që luftojnë për hyrje në BE? Apo me uzurpimin e MPJ-së dhe vënien e kësaj ministrie në krye të BDI-së? Apo me diskriminimin e misioneve diplomatike të drejtuara nga maqedonasit etnikë kundrejt atyre që drejtohen nga shqiptarët etnikë? Apo me shantazhet e drejtuara ndaj maqedonasve etnikë dhe kërcënimet në rast se këto shantazhe nuk japin fryte? Jam shumë e interesuar që të më shfaqet një aktivitet i vetëm i Bujar Osmanit që është në favor të maqedonasve etnikë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Mirjana Najçevska është e njohur në publik për deklaratat e saj albanofobe. Ministri aktual i Jashtëm, Bujar Osmani është edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago