Categories: MAQEDONI

E larguan nga puna, por pasi reagoi në Fejsbuk – NPK Tetova e riktheu në punë si rojtar

“Un jam Kurtish Imeri më kanë përzënë nga puna, dy gishta mi kanë këput, më kanë përzënë nga puna, më kanë përzënë nga puna tek NPK-ja, i këputa dy gishtat, tash më përzunë mua, fukara i shkretë, dorën ma kanë pre.”

Ky është Kurtish Imeri, i punësuar në Ndërmarrjen Publike komunale “Tetova”. Pardje u largua nga puna, por pas publikimit të kësaj videoje në rrjetet sociale, u thirr përsëri nga NPK-ja për të punuar si roje në parkun e kësaj ndërmarrjeje.

Ne gjatë ditësh së sotme u munduam të kontaktojmë me zyrën për informim pranë komunës së Tetovës, dhe drejtorin e NPK-së Daut Memishin, por as komuna e as nga NPK-ja nuk dhanë asnjë sqarim me këtë rast.

I punësuari Kurtish Imeri në një bisedë telefonike e pranoi se ai pas publikimit të videos është thirrur përsëri në NPK, si roje. Para kamerës nuk deshi të flasë. Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku ai shihet bashke me drejtorët e ndërmarrjes Samet Bislimi edhe Daut Memishi.

Krejt ky rast, u shfrytëzua nga këshilltarët e BDI-së, për të akuzuar Komunën dhe kryetarin.

“Në vend se të ndihmohej nga udhëheqësit e NPK-së, të zgjedhurit e Bilall Kasamit për të udhëhequr me këtë institucion vendosën që ta bullizojnë dhe diskriminojnë duke e larguar nga puna një njeri punëtor, të sinqertë dhe nevojtar. Pasi që zotëri Imeri publikoi videon në rrjetet sociale, ai u thirr në zyrat e NPK-së nga drejtorët për ta heshtur mllefin e tij ndaj monstrave që e shkarkuan nga puna”, tha Liridon Disha, këshilltar i BDI-së.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Od1LiLOdIa8?si=muKyaqq2uI3KGxIB” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago