Categories: SHËNDETI

Harxhimet e majme ditore/ IDEA sfidon Kasamin: Bëhu transparent, publiko llogarinë financiare përfundimtare të Komunës

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA, nëpërmes një reagimi publik ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Tetovës, Bilall Kasami pasi ky i fundit i “demantoj” të dhënat e publikuara ku shihej se si Komuna e Tetovës ka harxhuar shuma të majme në nivel ditorë për udhëtime.

Deklarojnë se të dhënat e publikuara nga Instituti IDEA janë marrë nga autoriteti më i lartë në shtet për çështjen e financave dhe buxheteve, pra nga Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë, raporton indeks.mk

Sipas IDEA-s, në mënyrë që të rritet transparenca dhe qytetarët të informohen më mirë mbi detajet e shpenzimeve të Komunës së Tetovës dhe komunave tjera, ftojmë z. Bilall Kasamin dhe të gjithë kryetarët e komunave të cilët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që të publikojnë llogaritë përfundimtare financiare

Reagimi i plotë:

REAGIM PUBLIK

Të nderuar qytetarë, dëshirojmë të sqarojmë disa çështje thelbësore në lidhje me publikimin e fundit të Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA mbi shpenzimet e komunave në nën-kategorinë “Udhëtime dhe Shpenzime Ditore”.

Të dhënat e publikuara nga Instituti IDEA janë marrë nga autoriteti më i lartë në shtet për çështjen e financave dhe buxheteve, pra nga Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si të tilla janë të pakontestueshme në vërtetësinë e tyre. Të njejtat mund të verifikohen nga llogaria përfundimtare e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, faqe 150, linja buxhetore 420, që mund të qaset nga lidhëza në vijim: https://finance.gov.mk/…/%D0%A1%D0%BF%D0%BE%D0%B5%D0%BD…
Duam të sqarojmë që Instituti IDEA nuk ka bërë interpretim apo analizë të detajuar të shpenzimeve në fjalë, meqë një gjë e tillë është e pamundur në mungesë të të dhënave në web-faqen e Komunës së Tetovës apo atë të Ministrisë së Financave. Prandaj ne kemi bërë thjeshtë vizualizim të të dhënave ashtu siç janë përmbledhur nga Ministria e Financave dhe siç janë paraqitur në platformën “Pasqyra e Komunave” të cilën mund ta gjeni në web-faqen e Institutit.
Deklarata e z. Bilall Kasamit e cila e intepreton paraqitjen e të dhënave të sakta nga ana jonë si tendencë për njëllosje të personalitetit të tij është e papranueshme dhe ofenduese për Institutin IDEA. Ekipi ynë me dedikimin më të lartë profesional është i përkushtuar në rritjen e transparencës së komunave në mënyrë që tu shërbejë qytetarëve për informim rreth veprimtarisë së komunave të tyre.
Në mënyrë që të rritet transparenca dhe qytetarët të informohen më mirë mbi detajet e shpenzimeve të Komunës së Tetovës dhe komunave tjera, ftojmë z. Bilall Kasamin dhe të gjithë kryetarët e komunave të cilët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që të publikojnë llogaritë përfundimtare financiare në web-faqet e tyre dhe të rrisin transparencën financiare në mënyrë që qytetarët të informohen drejt dhe mjaftueshëm se ku dhe si shpenzohen paratë e tyre.
Sinqerisht,
Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA
BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago