Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SHËNDETI»Harxhimet e majme ditore/ IDEA sfidon Kasamin: Bëhu transparent, publiko llogarinë financiare përfundimtare të Komunës
    SHËNDETI

    Harxhimet e majme ditore/ IDEA sfidon Kasamin: Bëhu transparent, publiko llogarinë financiare përfundimtare të Komunës

    30/01/2024
    Facebook Twitter Email

    Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA, nëpërmes një reagimi publik ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Tetovës, Bilall Kasami pasi ky i fundit i “demantoj” të dhënat e publikuara ku shihej se si Komuna e Tetovës ka harxhuar shuma të majme në nivel ditorë për udhëtime.

    Deklarojnë se të dhënat e publikuara nga Instituti IDEA janë marrë nga autoriteti më i lartë në shtet për çështjen e financave dhe buxheteve, pra nga Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë, raporton indeks.mk

    Sipas IDEA-s, në mënyrë që të rritet transparenca dhe qytetarët të informohen më mirë mbi detajet e shpenzimeve të Komunës së Tetovës dhe komunave tjera, ftojmë z. Bilall Kasamin dhe të gjithë kryetarët e komunave të cilët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që të publikojnë llogaritë përfundimtare financiare

    Reagimi i plotë:

    REAGIM PUBLIK

    Të nderuar qytetarë, dëshirojmë të sqarojmë disa çështje thelbësore në lidhje me publikimin e fundit të Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA mbi shpenzimet e komunave në nën-kategorinë “Udhëtime dhe Shpenzime Ditore”.

    Të dhënat e publikuara nga Instituti IDEA janë marrë nga autoriteti më i lartë në shtet për çështjen e financave dhe buxheteve, pra nga Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si të tilla janë të pakontestueshme në vërtetësinë e tyre. Të njejtat mund të verifikohen nga llogaria përfundimtare e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, faqe 150, linja buxhetore 420, që mund të qaset nga lidhëza në vijim: https://finance.gov.mk/…/%D0%A1%D0%BF%D0%BE%D0%B5%D0%BD…
    Duam të sqarojmë që Instituti IDEA nuk ka bërë interpretim apo analizë të detajuar të shpenzimeve në fjalë, meqë një gjë e tillë është e pamundur në mungesë të të dhënave në web-faqen e Komunës së Tetovës apo atë të Ministrisë së Financave. Prandaj ne kemi bërë thjeshtë vizualizim të të dhënave ashtu siç janë përmbledhur nga Ministria e Financave dhe siç janë paraqitur në platformën “Pasqyra e Komunave” të cilën mund ta gjeni në web-faqen e Institutit.
    Deklarata e z. Bilall Kasamit e cila e intepreton paraqitjen e të dhënave të sakta nga ana jonë si tendencë për njëllosje të personalitetit të tij është e papranueshme dhe ofenduese për Institutin IDEA. Ekipi ynë me dedikimin më të lartë profesional është i përkushtuar në rritjen e transparencës së komunave në mënyrë që tu shërbejë qytetarëve për informim rreth veprimtarisë së komunave të tyre.
    Në mënyrë që të rritet transparenca dhe qytetarët të informohen më mirë mbi detajet e shpenzimeve të Komunës së Tetovës dhe komunave tjera, ftojmë z. Bilall Kasamin dhe të gjithë kryetarët e komunave të cilët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që të publikojnë llogaritë përfundimtare financiare në web-faqet e tyre dhe të rrisin transparencën financiare në mënyrë që qytetarët të informohen drejt dhe mjaftueshëm se ku dhe si shpenzohen paratë e tyre.
    Sinqerisht,
    Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA
    Aktuale
    Previous ArticlePara Kurtit, Lajçak i shkon në zyre Osmanit
    Next Article Ahmeti: Xhaferin e ka bërë kryemnisitër gjaku i dëshmorëve, besoj se Bekim Qoku do të reflektoj ndaj akuzave që ka bërë

    Related Posts

    Tensioni i syrit, shenjat kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

    05/06/2024

    Dëshironi të jetoni deri në 100 vjeç? Praktikoni këto tre zakone të thjeshta, thotë ekspertja

    27/05/2024

    Cilat janë përfitimet shëndetësore të magnezit?

    27/05/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.