Categories: MAQEDONI

Ahmeti: Xhaferin e ka bërë kryemnisitër gjaku i dëshmorëve, besoj se Bekim Qoku do të reflektoj ndaj akuzave që ka bërë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin RTK Prime në lidhje me deklaratën e Bekim Qokut për zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër, u shpreh se Qoku nuk është njohës i veprimtarisë si kombëtare dhe politike të Xhaferit, ndaj dhe hedh akuza të pa baza.

“Zoti Xhaferi si ministër i mbrojtjes ka bër homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ai është komandant i Brigadës 116, atë e ka bërë gjaku i dëshmorëve kryeministër dhe me rastin e luftës së Kosovës u hodhën lotsjellësa në amabasadën amerikane në Shkup që e quajtën zotin Xhaferi jo legjitim. Zotit Xhaferi legjitimitetin ja ka dhënë Marrëveshja paqësore e Ohrit që është arrit me gjak dhe meritor janë ata të cilët kanë derdh gjak për ata të drejta, dhe zoti xhaferi është kryeministër i një shteti ku flamurin e vet kombëtar e ka zyrtar, gjithashtu gjuhë shqipe e ka zyrtare, ai gjithashtu ka tre universitete në gjuhën shqipe, është kryeministër që ka 2000 policë shqiptarë dhe 2000 oficera dhe nënoficera. Zoti Xhaferi udhëheq jo vetëm shqiptarët në Maqedoni dhe është përfaqësues dhe me dinjitet do të mbrojë interesat e shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Besoj se dhe Zoti Qoku do të reflektoj edhe pse nuk e njeh veprimtarinë e zotit Xhaferri”, tha Ahmeti.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago