A dove flies over the debris of houses destroyed in Israeli strikes, in Khan Younis in the southern Gaza Strip, October 11. REUTERS/Ibraheem Abu Mustafa
Një zyrtar izraelit i cili nuk dëshiroi të identifikohej, për transmetuesin shtetëror izraelit, “KAN” tha: “Deri tani, nuk ka asnjë shenjë për një avancim në bisedimet me Hamasin”.
Zyrtari tha se grupi Hamas është i pakompromis dhe po rrit kushtet e tij, por tha se dialogu vazhdon. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli të hënën për një plan izraelit për të arritur lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, por nuk dha hollësi. Sipas raportimeve të mediave perëndimore, më parë Hamasi kishte hedhur poshtë propozimin izraelit për një ndërprerje dy-mujore të luftimeve në shkëmbim të lirimit të planifikuar të pengjeve.
Hamasi mendohet se ka nën kontroll rreth 136 izraelitë pas sulmit të tij kufitar më 7 tetor. Izraeli që atëherë ka filluar një ofensivë shkatërrimtare kundër Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 25.700 palestinezë dhe duke plagosur 63.740 të tjerë. Rreth 1.200 izraelitë mendohet se kanë humbur jetën sipas të dhënave zyrtare.
Përpjekjet e ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe SHBA deri më tani kanë qenë të pashpresa për të siguruar lirimin e një grupi tjetër pengjesh pasi Hamasi kërkon të ndalet ofensiva shkatërrimtare e Izraelit kundër Gazës. (bild.mk)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…