Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha sot se nuk ka asnjë mundësi për një armëpushim me Gazën, edhe pse raportohet se bisedimet për lirimin e pengjeve izraelitë po ecin mirë dhe komuniteti ndërkombëtar kërkon fundin e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës.
“Izraeli nuk do të ndalet nga synimi i tij për të shkatërruar Hamasin, për të liruar të gjithë pengjet e tij, derisa Gazës të mos i mbetet asnjë mundësi për të sulmuar Izraelin.
Nuk ka vend për armëpushim. Në të shkuarën, ne kemi pranuar ndërprerje të zjarrit për arsye humanitare. Por Hamas i ka shkelur ato”, deklaroi Zëdhënësja e Reuters, Ilana Stein, në një konferencë për shtyp. (bild.mk)
