Lëkura e fytyrës është një pasqyrë e shëndetit dhe bukurisë së njeriut. Por a e dimë se si të e ruajmë atë gjatë natës?
Ekspertët dermatologë na japin disa këshilla të dobishme për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.
Mënyra se si fle njeriu ka një ndikim të madh në lëkurë. Fjetja me shpinë është mënyra më e mirë për të parandaluar rrudhat dhe papastërtitë që mund të lindin nga kontakti i fytyrës me jastëkun. Sipas studimeve fjetja me shpinë ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut dhe në uljen e tensionit në muskujt e fytyrës. Por kujdes, koka duhet të jetë pak e ngritur për të shmangur formimin e rrathëve të errët nën sy.
Një hap i rëndësishëm për t’u kujdesur për lëkurën tuaj gjatë natës është të pastroni fytyrën nga makiazhi dhe ndotësit e ditës. Këto mund të bllokojnë poret, të shkaktojnë irritim, tharje dhe plakje të lëkurës. Një pastrim i mirë i fytyrës me një produkt të përshtatshëm për llojin tuaj të lëkurës do të largojë të gjitha impuritetet dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të pastër dhe të freskët. Nuk duhet të harxhoni shumë kohë për këtë, vetëm dy minuta në banjë mjaftojnë për të bërë një ndryshim të madh. (bild.mk)
