Gjermania ka njoftuar se do të rrisë numrin e trupave të saj në Kosovë në kuadër të KFOR-it, për shkak të situatës së sigurisë në vend. Ky vendim është bërë publik përmes një deklarate të Bundeswherit, forcat e armatosura gjermane.
“Bundeswheri kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it. Gjermania është vendi i parë që do të rrisë angazhimin e saj duke dërguar një kompani shtesë këmbësorie”, thuhet në deklaratë.
Aktualisht, Gjermania ka 80 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, por numri i tyre do të shkojë në 300 bashkë me stafin mbështetës. Këta ushtarë do të zbarkojnë në Kosovë në pranverë, sipas gjeneralit gjerman Bernd Schutt.
“Në pranverë do të dërgojmë një kompani shtesë këmbësorie në terren,” ka deklaruar gjenerallejtënant Schutt.
Ai ka shtuar se forcat shtesë gjermane do të kryejnë patrullime, detyra të sigurisë dhe, nëse është e nevojshme, de-përshkallëzim në rast të konflikteve dhe demonstratave.
“Detyrat e tyre përfshijnë patrullimet, detyrat e sigurisë dhe, nëse është e nevojshme, de-përshkallëzimin gjatë konflikteve dhe demonstratave,” ka sqaruar gjenerallejtënant Schütt.
Bundeswheri ka thënë se shtimi i trupave gjermane në Kosovë është mirëpritur nga selia e KFOR-it. (bild.mk)
