Categories: BOTA

Moti i keq shkakton kaos në Gjermani: një viktimë dhe mijëra anulime fluturimesh

Një njeri ka vdekur në një aksident rrugor në Gjermani, ku rrugët janë bërë të rrezikshme nga reshjet e dendura të shiut. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të madh dhe kanë këshilluar qytetarët të mos udhëtojnë nëse nuk është e domosdoshme.

Situata është e vështirë sidomos në Saarland, North Rhine-Ëestphalia, Hesse, Thuringia, Saksonia dhe Bavaria, ku janë raportuar më shumë se 100 aksidente trafiku deri tani. Aeroporti i Frankfurtit, i cili është një nga më të mëdhenjtë në Evropë, ka anuluar mbi 500 fluturime, ndërsa në Munih janë anuluar mbi 250 fluturime.

Aeroporti Saarbruecken në perëndim të vendit është mbyllur plotësisht, ndërsa aeroportet në Dyseldorf dhe Koln gjithashtu kanë përjetuar vonesa dhe anulime të shumta. Kompania kombëtare e trenave, Deutsche Bahn, ka reduktuar shpejtësinë maksimale të trenave të saj në 200 kilometra në orë dhe ka anuluar disa linja të rëndësishme.

Shumë shkolla dhe çerdhe në Gjermani janë mbyllur si masë paraprake, ndërsa disa biznese kanë lejuar punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia për të shmangur rreziqet e motit të keq. (bild.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago