Ministria e Shëndetësisë e Spanjës bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar u realizuan 5,851 transplante organesh, duke shënuar nëntë për qind më shumë se në vitin 2022.
Ky është numri më i lartë i transplantimeve të organeve që janë bërë ndonjëherë në Spanjë, e cila është një prej vendeve kryesore në këtë fushë prej më shumë se 30 vjetësh.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një nga faktorët që kanë kontribuar në suksesin e Spanjës në transplantim të organeve është roli i koordinatorëve të transplantit, të cilët punojnë në spitale për të siguruar që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me ligjin dhe etikën.
Spanja gjithashtu ka një nivel shumë të lartë të dhurimit të organeve, me 48.9 dhurues për çdo milion banorë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo është norma më e lartë në botë, dhe tregon solidaritetin dhe altruizmin e popullit spanjoll. (bild.mk)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…