Në një intervistë të fundit për swissinfo.ch, ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, ka shprehur admirimin e saj për ndikimin e Ibrahim Rugovës në skenën politike të Kosovës. Ajo e ka cilësuar Rugovën si një figurë të rëndësishme dhe të paharrueshme në historinë e Kosovës.
Duke folur për përvojën e saj në Kosovë, Calmy-Rey theksoi se ka pasur bashkëpunime të frytshme me shumë liderë të vendit, përfshirë kryeministrin aktual dhe ish-presidentin.
“Kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë liderët me të cilët kam komunikuar në Kosovë, duke përfshirë Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin,” tha ajo.
Calmy-Rey ka zgjedhur të mos japë vlerësime për ish-presidentin Thaçi, por ka vënë në dukje njohuritë e tij të thella për Zvicrën dhe aftësinë e tij për të folur gjermanishten zvicerane.
Por, ajo ka ndalur veçanërisht te ndikimi i Ibrahim Rugovës, të cilin e ka përshkruar si “babain e pavarësisë” dhe një figurë pacifiste që ka lënë gjurmë të thella në Kosovë.
“Gjatë viteve 2000, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, ishte një kënaqësi të punoja me kontaktet e mia në Kosovë, dhe veçanërisht me Rugovën, i cili ishte një lider i paqes dhe i pavarësisë,” përfundoi Calmy-Rey në intervistën e saj. (politiko.makdomen.net)
