Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kovaçevski: Qeveria teknike është definuar me ligj, çdo improvizim mund të hedhë njollë në gjithë procesin zgjedhor
    MAQEDONI

    Kovaçevski: Qeveria teknike është definuar me ligj, çdo improvizim mund të hedhë njollë në gjithë procesin zgjedhor

    11/12/2023
    Facebook Twitter Email

    Qeveria teknike është e definuar në bazë të ligjit dhe saktë dihet se kush propozon ministra. Detyrim ligjor është edhe partia më e madhe, VMRO-DPMNE të propozojë ministra dhe zëvendësministra në ministritë e parapara, në të kundërtën, kjo do të vendosë njollë në gjithë procesin zgjedhor, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    Pas prezantimit të aparaturës së re për analiza gjenetike në ASHAM, i pyetur për mundësinë që në qeverinë teknike të ketë ministra edhe nga opozita shqiptare, Kovaçevski theksoi se sipas ligjit dihet saktë se cilat ministri do t’i udhëheqë shumica parlamentare, ndërsa cilat partia më e madhe opozitare.

    Kjo, siç theksoi, nënkupton se nga partia VMRO-DPMNE duhet të propozojnë ministra në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa pushteti të propozojë zëvendësministra shtesë në këto ministri.

    “Nga VMRO-DPMNE-ja duhet të propozojnë zëvendësministër shtesë në Ministrinë e Financave, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Këto janë çështje të cilat janë të definuara me ligj”, nënvizoi Kovaçevski.

    Në lidhje me atë nëse VMRO-DPMNE do të propozojë ministra dhe zëvendësministra në qeverinë teknike, ai përsëriti se ky është detyrim ligjor njëjtë siç është detyrim ligjor edhe kryetari i Qeverisë të japë dorëheqje 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

    “Ai është detyrim ligjor, siç është detyrim ligjor 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kryetari i Qeverisë të japë dorëheqje. Unë do ta përmbush detyrimin ligjor njëjtë siç edhe kryetarët e tjerë të qeverisë e kanë përmbushur këtë detyrim ligjor, dhe si partitë e tjera politike para kësaj e kanë përmbushur detyrimin e tyre ligjor. Vlerësoj se nuk ekziston arsye që në këtë rast VMRO-DPMNE-ja të mos e përmbushë detyrimin e saj ligjor, sepse ky propozim del nga Ligji për Qeverinë dhe nga Ligji për Zgjedhjet”, deklaroi Kovaçevski.

    Nëse VMRO-DPMNE opozitare nuk merr pjesë në qeverinë teknike, sipas tij, kjo vendos vetëm një njollë në gjithë procesin e zgjedhjeve.

    “Ne që nga viti 2016 e këtej kemi procese zgjedhore të cilat nga të gjithë janë vlerësuar si jashtëzakonisht demokratike edhe nga OSBE/ODIHR dhe nga partnerët ndërkombëtarë, nga organizatat ndërkombëtare, kështu që vlerësoj se nuk ekziston kurrfarë pengese ose arsye që kjo të mos bëhet dhe Maqedonia e Veriut më 24 prill dhe më 8 maj të ketë zgjedhje demokratike në të cilat qytetarët do ta shprehin vullnetin e tyre demokratik”, shtoi kryetari i Qeverisë.

    Çdo improvizim kur realizohen dispozitat ligjore, theksoi, mund të hedhë njollë mbi gjithë procesin. Megjithatë, bëhet fjalë për qeveri e cila duhet teknikisht t’i përgatisë zgjedhjet në 100 ditë.

    Kryeministri Kovaçevski theksoi edhe se ka koordinim me partnerët e koalicionit, por dhe me të gjitha partitë e tjera politike në Kuvend, siç tha, kanë pasur takim të suksesshëm të liderëve në të cilin me koncensus shumë të gjerë ishte dakorduar se do të ketë zgjedhje më 24 prill dhe 8 maj.

    “Një ditë para seancës së Kryesisë së BDI-së kam pasur një intervistë në RTM në të cilën kam thënë se nuk kemi biseduar, por kjo nuk do të thotë se pas intervistës sime nuk kemi biseduar atë ditë para se të mbahet seanca e Kryesisë së BDI-së. Që do të thotë se – po, unë kam koordinim me partnerët e koalicionit ashtu siç kemi pasur koordinim me të gjitha partitë e tjera politike në Kuvend dhe kemi pasur takim të suksesshëm të liderëve ku mund të shihni se me konsensusin më të gjerë të mundshëm u ra dakord që do të ketë zgjedhje më 24 prill dhe në 8 maj, që Kodin Zgjedhor, koordinatorët e grupeve parlamentare, do ta parashtrojnë në Kuvend në të cilin janë zbatuar vërejtjet e OSBE/ODIHR dhe se nuk është folur për shfuqizimin e qeverisë teknike duke pasur parasysh se është një periudhë shumë e shkurtër para zgjedhjeve dhe nëse diskutohet për një gjë të tillë, do të jetë e nevojshme të diskutohet për disa zgjedhje të ardhshme”, theksoi Kovaçevski.

    Previous ArticleHamendjet e VMRO-DPMNE-së për abstenim nga “Qeveria e Talatit”!
    Next Article Tomë Dodaj, shitësi i armës që vrau Liridonën, arrestohet nga gjykata

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.