Një oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka arritur një sukses të madh në garën e Crossfit-it që është zhvilluar në Republikën e Kroacisë. Nëntoger Emir Vllasa ka marrë medaljen e argjendë në kategorinë 35-40 vjeç, duke u radhitur i dyti në mesin e pjesëmarrësve nga sektori i sigurisë.
Crossfit është një sport që përfshin ushtrime të ndryshme fizike dhe kërkon rezistencë, forcë, shpejtësi dhe koordinim. Gara e Crossfit-it në Kroaci ka qenë individuale dhe e ndarë në kategori në bazë të moshës dhe gjinisë. Pjesëmarrës kanë qenë ushtarakë, policë, njësi speciale intervenuse, forca detare, zjarrfikës, gardian etj.
Oficeri Vllasa ka treguar aftësi të larta fizike dhe mentale në garë, duke grumbulluar pikë dhe duke u shpërblyer me medaljen e argjendë. Ai ka përfaqësuar me nder FSK-në dhe Kosovën në këtë garë ndërkombëtare. FSK-ja ka bërë të ditur se është krenare për arritjen e oficerit Vllasa dhe se do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin profesional dhe sportiv të personelit të saj. (politiko.makdomen.net)
