Një nxënëse 17-vjeçare është arrestuar nga policia pasi i është gjetur marihuanë në çantën e shpinës së shkollës. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Kisella Vodës, ku policia ka kryer një kontroll rutinë. E mitura ka pranuar se kishte blerë marihuanën për konsum personal dhe ka treguar burimin e saj.
“Më datë 09.11.2023, ora 18:30, nga punonjës të Komisariatit të Policisë në Kisella Vodë, është hequr liria për një të mitur 17-vjeçare, të cilës gjatë një kontrolli në oborrin e një shkolle fillore në zonon e Kisella Vodës, i kanë kanë sekuestruar marihuanë në çantën e shpinës,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ajo është dorëzuar tek prindit e saj dhe do të përballet me akuzat përkatëse. Ky është një rast i rrallë i zbulimit të drogës në një shkollë fillore në Maqedoni.
“E mitura i është dorëzuar prindit, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse,” shtuan nga MPB. (politiko.makdomen.net)
