Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ademi merr pjesë në Konferencën “Dimensioni Parlamentar i Procesit të Berlinit”
    MAQEDONI

    Ademi merr pjesë në Konferencën “Dimensioni Parlamentar i Procesit të Berlinit”

    09/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Sot (8 nëntor 2023) delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje: Arbër Ademi, kryetar dhe Marija Petrushevska, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, merr pjesë në Konferencën me temë: “Dimensioni Parlamentar i Procesit të Berlinit”, që mbahet në Berlin, me ftesën e kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun Gjerman, Anton Hofrajter.

    Në Konferencën, në të cilën morën pjesë delegacionet parlamentare të komisioneve për çështje evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbajtja e së cilës përkon me publikimin e raporteve vjetore për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, u theksua nevoja për përfshirjen e parlamenteve të BP-së në Procesin e Berlinit, por edhe nevoja për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e BP-së, si dhe me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

    Kryetari i Komisionit, Ademi, pati fjalimin e tij në Panelin e Parë kushtuar “BE – Reformat Institucionale në lidhje me aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rolit të Procesit të Berlinit dhe dimensionit të tij parlamentar”, në të cilin iu referua përfitimeve dhe sfidave që dalin nga Procesi i Berlinit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të parlamenteve në proces, si një mjet i dobishëm për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit politik dhe lidhshmërisë infrastrukturore dhe ekonomike në rajon.

    Ademi, e përkujtoi procesin tonë të integrimit evropian, reformat e bëra dhe marrëveshjet e lidhura për ndryshimin e emrit të vendit me Greqinë, si dhe për fqinjësinë e mirë me Bullgarinë, dhe në këtë kontekst ndryshimin e metodologjisë për pranimin e vendeve kandidate, gjë që na e prolongon fillimin e negociatave. E theksoi vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për integrimet euroatlantike si përcaktim i përbashkët i të gjitha partive politike dhe të gjithë qytetarëve në vend. Në këtë drejtim e theksoi përkushtimin e vendit për zbatimin e reformave evropiane, të cilat nuk janë vetëm për kënaqësinë e BE-së, por mbi të gjitha për qytetarët e vendit, të cilët kërkojnë sundim të së drejtës, gjyqësor dhe administratë të pavarur, ekonomi të qëndrueshme, stabilitet të qëndrueshëm energjetik, etj.

    Deputetja Marija Petrushevska mbajti fjalim në panelin kushtuar “Tregu i përbashkët rajonal – lëvizja e lirë dhe njohja e kualifikimeve”, në të cilin theksoi se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i parashikueshëm dhe çështjet bilaterale nuk duhet të përfshihen në procesin e negociatave, përkatësisht vendet kandidate të kenë për obligim t’i përmbushin Kriteret e Kopenhagës dhe të kenë reforma të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës. Në këtë drejtim, e theksoi rëndësinë e arritjes së standardeve evropiane në të gjitha fushat, përfshirë edhe parametrat ekonomikë me qëllim që të parandalohet ikja e të rinjve nga vendi.

    Angazhimi i përbashkët i parlamentarëve ishte që të mbështesin dimensionin parlamentar të Procesit të Berlinit dhe në këtë kontekst u theksua se ai paraqet mundësi gjithëpërfshirëse për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes për qytetarët. Më pas, u theksuan përfitimet për qytetarët me ratifikimin e tri marrëveshjeve për lëvizshmëri: marrëveshjet për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, pastaj për kualifikimet profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentale dhe arkitektëve, si dhe për lëvizjen e lirë me letërnjoftim.

    Në kuadër të Konferencës, pati fjalime nga përfaqësuesit e Grupit të Ekspertëve Francez-Gjerman, të cilët e hartuan Raportin mbi Reformat Institucionale të BE-së, të cilat janë në drejtim të zbatimit të ndryshimeve të nevojshme në BE, me të cilat Bashkimi Evropian do të përshtatet me sfidat e reja në të ardhmen. Më pas, shpjeguan se nevojiten ndryshime në vendimmarrjen institucionale në BE, në mënyrë që vendimmarrja unanime për çështje të caktuara të zëvendësohet me shumicën e kualifikuar, për të mos bllokuar proceset e vetos. U theksua se ka edhe propozime për përshtatjen e Bashkimit Evropian për funksionimin e tij me vendet e ardhshme anëtare. U theksua se në vitin 2030, BE-ja duhet të jetë institucionalisht e gatshme të funksionojë me 35 vende ose më shumë.

    Në Konferencë, fjalim pati edhe dr. Stormu Anika Mildner, drejtoreshë ekzekutive e Institutit Aspen, e cila theksoi se Aspen është përfshirë në BP dhe se rajoni është pjesë qendrore e Evropës, e cila është e rëndësishme për stabilitetin e Evropës dhe se zgjerimi duhet të vazhdojë sepse është në interes të përbashkët.

    Previous ArticleOpozita bllokon seancën plenare në Kuvend, Berisha thotë se është kthim
    Next Article Frutat e pyllit, një bekim për shëndetin e trurit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.