SHBA po punon me Izraelin, Katarin, Egjiptin dhe Hamasin për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza, duke përfshirë edhe shtetas amerikanë. Megjithatë, detyra është bërë më e vështirë pasi Izraeli ka zgjeruar operacionet e tij tokësore në brez, duke vënë në rrezik civilët dhe pengjet.
SHBA i ka bërë thirrje Izraelit të marrë në konsideratë pauzat humanitare që mund të lejojnë largimin e pengjeve dhe civilëve të tjerë nga Gaza dhe hyrjen e ndihmave. Një zyrtar i lartë amerikan tha se perspektivat për të kthyer pengjet janë “50/50” dhe se negociatat kanë ecur ngadalë.
Bisedimet janë përqëndruar në lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve që mbahen nga Izraeli, sipas një burimi të njohur me diskutimet. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari tha se ka pasur diskutime aktive për shkëmbimin e të burgosurve për pengjet.
Al-Ansari tha se është optimist se bisedimet do të drejtohen pozitivisht kah pengjet civile, por ai gjithashtu pranoi se situata është rrjedhëse dhe e paparashikueshme.
SHBA mbetet e përkushtuar për të siguruar lirimin e pengjeve, pavarësisht përshkallëzimit të Izraelit në terren. Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Bidenit, tha të dielën se Hamasi nuk ka qenë i gatshëm për lejimin e pengjeve të largohen, por administrata beson se ka ende një rrugë për arritjen e këtij qëllimi.
Megjithatë, ka edhe skepticizëm se sa serioz është Hamasi për negociatat, tha zyrtari i lartë amerikan. “Në fund të fundit është Hamasi”. (politiko.makdomen.net)