Një rezolutë e Parlamentit Evropian, e miratuar dje me shumicë, ka dënuar ashpër sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë, ku mbetën të vrarë tre policë kosovarë dhe u plagosën tetë të tjerë. Rezoluta kërkon ballafaqimin e menjëhershëm të autorëve të sulmit me drejtësi dhe kritikoi ashpër politikën e Serbisë ndaj Kosovës.
Në rezolutë theksohej se autorët e sulmit ishin “forcat e mirëorganizuara ushtarake serbe në Banjska” dhe se politika e Serbisë ndaj Kosovës është “e rrezikshme” dhe “shkel rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”. Rezoluta u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë dënuar sulmin e 24 shtatorit, ta bëjnë këtë.
Në rezolutë po ashtu theksohet se “marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun Serbi-Kosovë” dhe se kjo marrëveshje duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar 2024.
Rezoluta e Parlamentit Evropian i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mbështesë hetimin e autoriteteve kosovare me mbështetjen e EULEX-it për të zbardhur të gjitha provat. Eurodeputetët i kanë kërkuar Serbisë që të bashkëpunojë me hetimet dhe t’i sjellë para palës përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit.
“Ata jetojnë në Serbi dhe në përputhje me ligjin duhet të ekstradohen në Kosovë”, thuhet në rezolutë.
Rezoluta ka rekomanduar masa ndaj Serbisë në varësi të rezultateve të hetimeve dhe zbulimit të përfshirjes së drejtpërdrejtë të shtetit serb në sulmin terrorist në Banjskë apo në sulmet e dhunshme në veri të Kosovës në maj të vitit 2023.
Rezoluta i bëri thirrje Këshillit Evropian të miratojë “masa të synuara kufizuese, por pa u kufizuar në, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, kundër aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe udhëheqësve të rrjeteve kryesore”, të krimit të organizuar.”
Rezoluta i bëri thirrje Këshillit Evropian që “të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendosë masa të synuara kundër Milan Radoiçiçit”.
Eurodeputetët kanë shprehur keqardhjen e tyre në rezolutën që gjykata në Beograd refuzoi thirrjen e Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Beogradit për të arrestuar Milan Radoiçiçin për shkak të rrezikut të arratisjes së tij, duke konsideruar se ai e morri përgjegjësinë për organizimin e sulmit më 24 shtator 2023.
Rezoluta e Parlamentit Evropian i ka bërë thirrje KFOR-it që “të përfshijë në këtë plan elementë të forcave që mund të veprojnë si barrierë kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve”.
Rezoluta kërkoi nga shtetet anëtare të BE-së që “të dislokojnë trupa shtesë në veri të Kosovës dhe të NATO-s për të siguruar që KFOR-i të ketë aftësinë e duhur për të monitoruar nga afër të gjithë veriun e Kosovës, të kryer mbi mbikëqyrjen e vazhdueshme të rajonit dhe të sigurojë që çdo inkursion paraushtarak , sulmi, veprimi apo tentativa për të vrarë zyrtarët kosovarë të rendit zbulohet menjëherë”.
Rezoluta e PE i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin pjesë në dialogun Beograd-Prishtinë. (politiko.makdomen.net)