Categories: MAQEDONI

Ndërtimet “pa leje” të Ganiut e Mexhitit lënë pa ngrohje qëndrore shtëpinë e pensionistëve në Çair

Ndërtimi i ri ngjitur me shtëpinë e pensionistëve në Çair, pronari i të cilit ende nuk dihet dhe nuk njihet nga autoritetet komunale, ka filluar të bëjë pengesat e para në funskionimin normal të shtëpisë së pensionistëve.

Ata ditën e djeshme kanë mbetur pa ngrohje qëndrore për shkak të prishjes së gypave nga ana e kësaj ndërtese pa leje.

Për këtë problem ka folur Nevaip Ramadani, udhëheqës i Shtëpisë së Pensionistëve në Çair. Sipas tij, arsyetimi i Ganiut se nuk dihet pronari është qesharak.

“Po ndërtohet një pallat afër nesh këtu, por i kanë ndërprerë edhe punimet sepse qenka pa leje ndërtimi. Nga Komuna e Çairit thonë se janë njoftuar nga mediumet dhe nuk e dinë se kush është investitorë, është shumë qesharake. Ata i kanë prishur gypat dhe pati ndërprerje! Më informuan para një ore se janë duke punuar në sanim dhe sigurisht që do të na lajmërojnë a i kanë kryer punimet”, deklaroi Nevaip Ramadani, Udhëheqës i Shtëpisë së Pensionistëve në Çair.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago