Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, hapi sot në Tiranë Samitin e Procesit të Berlinit, një nismë që synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai befasoi liderët e Bashkimit Evropian (BE) me një performancë artistike dhe një ekspozitë me foto nga takimet e tij me homologët evropianë.
Rama prezantoi një shfaqje spektakolare me koreografi të Angjelin Prelocajës. Shfaqja ilustron ekspozimin e pikturës Rrëmbimi i Evropës të piktorit italian Giovanni Domenico Cerrini, e cila tregon mitin e Zeusit që merr formën e një briri dhe rrëmben princeshën Europa.
“Mirë se vini të gjithë! Mendova se ishte vendi i duhur, momenti i duhur për të ekspozuar “Rrëmbimi i Evropës”, kryevepra e Giovanni Domenico Cerrinit”, iu drejtua Rama të pranishmëve.
Pas shfaqjes së baletit, Rama ftoi liderët e BE-së të kalojnë korridorin në ambientet e Piramidës, para nisjes së punimeve të samitit. Korridori u mbush me foto nga takimet e Ramës me liderët europianë, duke simbolizuar kështu “fluturimin” e Shqipërisë drejt bashkimit.
Të gjithë pjesëmarrësit e samitit, kaluan nëpër korridorin të mbushur me “copëza” nga takimet e Ramës me liderët europianë. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…