Categories: SHOWBIZ

Rita Ora me poza “përvëluese” për revistën ndërkombëtare

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, së fundmi ka pozuar për revistën me nam ndërkombëtar, “L’Officiel Brasil”.

Ajo ka dhënë një intervistë, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe personazhet nga të cilët ka marrë frymëzim.

“Unë jam një artiste nga natyra. Qoftë në skenë duke kënduar, duke filmuar një film apo duke paraqitur një shfaqje. Që në fillimet e karrierës sime, kam menduar të mësoj sa më shumë dhe të bëhem sa më e shumë-anëshme. Të qeurit zënë është në ADN-në time dhe ka qenë gjithmonë kështu për mua”, tha këngëtarja shqiptare.

Teksa ka realizuar një fotosesion mjaft seksi për revistën, 32-vjeçarja ka folur edhe për mënyrën se si arrin ta mbajë veten në top formë.

“Mendoj se nga njëra anë është të kujdesem për veten dhe të dëgjosh trupin tim. Gjumi është gjithashtu i rëndësishëm për mua. Nëse mund të kryej të gjithë punën time dhe përsëri të fle një natë të plotë, atëherë e di se kam bërë një punë të mirë. Por nga ana tjetër, gjithmonë pyes veten: ‘A do të ketë rëndësi kjo pesë vjet nga tani?’ Dhe nëse përgjigja është jo, atëherë vazhdoj dhe përpiqem të mos lejoj që stresi të më zërë më hapësirë ​​në kokën time”, tha Ora.

Këngëtarja ka pasur një vit të ngjeshur me punë, pasi gjatë verës ka publikuar albumin e tretë në karrierën e saj, “You and I”, gjersa ka qenë pjesë edhe e spektakleve të famshme “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer”, si anëtare e jurisë

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago