Categories: SHOWBIZ

Nuk dorzohet, Elvana i rikthehet Festivalit të Këngës?

Festivali i Këngës në RTSH, i vetmi i mbetur këtë fundvit, duket se do të ketë një garë goxha të fortë, gjithmonë nëse thashethemet që po qarkullojnë lart e poshtë rezultojnë të vërteta.

Prive e ka të konfirmuar se në festival do të marrin pjesë Vesa Luma me Big Bastën, Ardit Çuni dhe Samanta Karavella. Thuajse e konfirmuar është edhe ripjesëmarrja e Elsa Lilës.

E një listë më të gjerë e ka nxjerrë sot në Instagram gazetari Andi Vrapi i cili ka ironizuar duke u shprehur se këtë vit vetëm ai ‘nuk merrka pjesë në Festivalin e Këngës’.

Lart e poshtë, sipas Andit, përflitet se në garë do jenë Besa Kokëdhima, Elsa Lila, Lorenc Hasrama, Eneda Tarifa, Kamela Islamaj e Dren Abazi.

Emri më befasues është ai i Elvana Gjatës që nëse ndërmerr këtë hap, shënon rikthimin nga një eksperiencë e hidhur në edicionin e 58-të ku u mposht nga Arilena Ara, duke dalë e dyta në një garë me shumë hije dyshimi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago