Ekspozita me punimet e qeramikës, e cila u hap mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë, prezenton vlerat e çmueshme të trashëgimisë tonë kulturore dhe ajo vjen si rezultat i një bashkëpunimi 9 vjeçar të Qendrës për Kulturë dhe nxënësve të shkollave të mesme të Kërçovës “Drita” dhe “Mirko Mileski”, të cilët me punimet e tyre të realizuara në punishten e fashatit tradicional të qeramikës në Vraneshnicë, na prezentojnë mjeshtërinë e punimeve nga qeramika, si pjata, vazo, ibrikë dhe skulptura të lira kreative të punuara në rrotën e poçarit.
“Ndjehem vërtetë e lumtur që ndodhem sonte këtu në një jubile të rëndësishëm të Qendrës për Kulturë, duke shpresuar se do të jemi përsëri bashkë në shënimin e 10 vjetorit të këtij projekti, i cili ka për qëllim t’i bashkojë të rinjtë përmes njohjes së trashëgimisë kulturore”, u shpreh ministrja e Kulturës, Bisera Konstadinovska Stojçeska.
Ndërkaq, drejtori i Qendrës për Kulturë, Mazllam Osmani i falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje këtij projekti që realizohet në frymën e bashkëpunimit multikulturor dhe potencoi se:
“Ky është njëri ndër projektet kryesore i cili me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës realizohet në Kërçovë, falë kontributit të ideatorit të projektit, poçarit Sllobodan Stoleski nga fshati Vraneshnicë, nxënësve të shkollave tona dhe mentorëve të tyre, të cilët e realizuan këtë ekspozitë me punime të qeramikës në mënyrën tradicionale”, theksoi drejtori i qendrës për kulturë në Kërçovë, Mazllam Osmani.
Për nxënësit e shkollave të mesme “Drita” dhe “Mirko Mileski”, Qendra për Kulturë e Kërçovës ndau mirënjohje për realizimin e shkëlqyer të këtij projekti, i cili vitin e ardhshëm shënon vitin jubilar të organizimit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…