Categories: MAQEDONI

Arben Halili: Masat ekonomike të qeverisë, adekuate dhe lehtësuese për qytetarët!

“Përveç ministrisë së Ekonomisë e cila merret me masat e kufizimit të çmimeve do të ishte akoma më mirë, sikur me këtë punë të merrej edhe agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës e cila duhet ta kryej këtë punë dhe nuk duhet të pres vetëm momentet e tilla të krizës që të veprohet nga ana e shtetit por pikërisht kjo agjenci në vazhdimësi duhet të ndjekë çmimet në treg, të mbrojë konkurrencën dhe pse jo të përfshihet edhe agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve”.

Kështu thotë për portalin Politiko.makdomen.net, eksperti ekonomik Arben Halili, duke komentuar masat ekonomike të Qeverisë për uljen e çmimeve të disa produkteve elementare bazë, dhe masat për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me çmimet e këtyre produkteve.

“Në radhë të parë vlerësoj që qeveria çdo herë duhet t ndërhyjë të kontribuojë në përmirësimin e kushteve ekonomike si për sektorin e biznesit po ashtu edhe për qytetarët, megjithatë gjykoj që forma e këtillë siç janë prezantuar dhe zbatohen këto masa deri diku janë adekuate dhe lehtësuese, megjithatë unë mendoj që qeveria duhet të përpiqet akoma dhe më shumë që tani të fokusohet në promovimin dhe në mbështetjen e prodhimtarisë vendore sa më të madhe. Sa më shumë që Maqedonia do të jetë në gjendje të krijojë ose të prodhojë ushqimin bazik për qytetarët e vet, aq më pak pastaj do të jetë e nevojshme ndërhyrja e qeverisë në ekonominë e tregut”, thotë Halili për Politiko.makdomen.net

Sipas tij, përveç ministrisë së Ekonomisë e cila merret me masat e kufizimit të çmimeve do të ishte akoma më mirë, sikur me këtë punë të merrej edhe agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës e cila duhet ta kryej këtë punë dhe nuk duhet të pres vetëm momentet e tilla të krizës që të veprohet nga ana e shtetit.

“Kjo agjenci në vazhdimësi duhet të ndjekë çmimet në treg, të mbrojë konkurrencën dhe pse jo të përfshihet edhe agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve” nënvizoi Halili.(Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago