Samiti i Procesit të Berlinit, një iniciativë për të forcuar bashkëpunimin dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të mbahet këtë të hënë në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesve më të lartë të BE-së. Ky është samiti i parë që organizohet në një vend jo anëtar të BE-së.
Zyra e kryeministrisë ka publikuar agjendën e plotë të këtij samiti, që do të përfshijë sesione pune, ceremoni inaugurimi dhe konferencë për shtyp. Temat kryesore do të jenë integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, njohja reciproke e kualifikimit profesional dhe bashkimi i forcave për të luftuar pandeminë.
Nga ana e BE-së, do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi. Nga ana e Ballkanit Perëndimor, do të jenë prezent kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Samiti i Berlinit u themelua në 2014 me iniciativën e Gjermanisë për të nxitur progresin e vendeve të Ballkanit Perendimor drejt integrimit evropian. Që atëherë janë mbajtur pesa samite në Berlin, Vjenë, Paris, Trieste dhe Londër. Samiti i Tiranës është i gjashtti i kryeministrave dhe i par i organizuar nga Shqipria. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…