Categories: RAJON

Protestë në Vjenë për të mbështetur Kosovën kundër tensioneve në veri

Një grup i madh i qytetarëve të Vjenës ka protestuar të dielën në mbështetje të Kosovës, e cila po përballët me tensione në veriun e saj për shkak të veprimeve provokative të Serbisë. Protestuesit kanë shpalosur flamuj dhe parulla ku kërkojnë respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe ndalimin e lëshimeve dhe mbështetjes për autokratët.

Protesta është organizuar nga Kati Schneeberger, këshilltare e jashtme e Bashkimit Evropian, e cila ka treguar se ka zgjedhur Vjenën si vendin e të drejtave të njeriut. Ajo ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit për zërin e fuqishëm për demokracinë dhe paqen.

“Sot në Vjenë, në vendin e të drejtave të njeriut, një zë i fuqishëm për demokracinë dhe paqen si dhe mbështetjen për Kosovën. STOP lëshimeve dhe STOP mbështetjes për autokratët. Ju faleminderit të gjithëve. Ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar Schneeberger në Twitter teksa ka publikuar fotografi.

Tensionet në veriun e Kosovës janë rritur pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e 24 shtatorit, kur një grup i armatosur me uniforma ushtarake sulmoi me zjarr automatik dhe granata një stacion policie në Banjë të Zveçanit. Një polic i UNMIK-ut u plagos rëndë dhe dy civil u vran. Sulmi u konsiderua si një akt terrorizmi nga autoritetet kosovare dhe ndërkomtare. Serbia e quajti sulmin si një provokim nga Shqiponja e Kuqe, një organizat e dyshuar terroriste qe operon ne veri te Kosoves. Asnjera pale nuk ka pranuar pergjegjesine per sulmin.

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është gjithashtu bllokuar për shkak të mosrespektimit të angazhimeve nga ana e Serbisë, siç është njohja reciproke e diplomave dhe dokumenteve, heqja e barrierave tregtare dhe zbatimi i marrveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumic Serbe. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago