Categories: RAJON

Presidentja i Komisionit Europian viziton Shqipërinë për samitin e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, një iniciativë rajonale për bashkëpunim dhe integrimit evropian. Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian do të zhvillojë pasdite një takim me presidentin e Republikës Bajram Begaj në Presidencë e më pas kryeministrin Edi Rama. Pas takimit kreu i qeverisë dhe Ursula von der Leyen do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Për samitin e së hënës në Tiranë kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe liderë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian si Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron dhe udhëheqës të vendeve të Ballkanit perëndimor.

Paraprakisht mësohet se në qendër të bisedave do të jenë arritjet e këtij procesi ndër vite dhe angazhimi i Shqipërisë për mbarëvajtjen e tij, si edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shqipëria ka filluar negociatat formale me BE-në në mars të këtij viti, pas një pritjeje prej 12 vjet. Zyrtarja europiane ka shprehur mbështetjen e saj për progresin e Shqipërisë dhe ka inkurajuar vendet anëtare të BE-së të hapin sa më shpejt kapitujt negociator.

Samiti i Ballkanit Perëndimor është një platformë qeveritare qe u themelua në 2014 me synimin e forcimit të bashkimit ekonomik dhe politik midis vendeve të rajonit dhe me BE-në. Ky është samiti i gjashtë i kryeministrave të Ballkanit Perendimor dhe i par i organizuar nga Shqipria. Temat kryesore te diskutimit do te jene lidhja infrastrukturore, tregtia e lire, liria e levizjes dhe bashkepunimi ne fusha te ndryshme si mjedisi, energjia, arsimi dhe shendetesia. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago