Categories: RAJON

NATO-ja përforcon KFOR-in në Kosovë, pas sulmit në Banjskë

NATO-ja ka dërguar 150 trupa rumune në Kosovë, në kuadër të misionit të saj në Kosovë, KFOR. Kjo është ndalesa e pestë e trupave të NATO-s në Kosovë, pas ardhjes së 200 ushtarëve britanikë ditë më parë. Aleanca veri-atlantike ka thënë se do ta rrisë prezencën e saj në Kosovë, për të garantuar sigurinë në rajon, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Vendimi i NATO-s vjen pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës më 24 shtator, kur një grup i armatosur sulmoi një patrull policie dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, dhe ka prezantuar prova, që sipas saj e vërtetojnë këtë pretendim, mirëpo Serbia i ka hedhur poshtë ato. Për krimin e akuzohet ish-nën-kryetari i Listes Serbe, Millan Radojçiçi, i cili ka hequr dorë nga të gjitha funksionet partiake. Policia ia ka konfiskuar pronat e tij në Kosovë dhe kërkon ekstradimin nga Serbia.

Ndërkaq, ai është liruar nga autoritetet serbe pas një pyetjeje. Misioni i NATO-s në Kosovë vepron në përputhje me Rezolutën 1244 të KSHB-s për të garantuar sigurin dhe stabilitetin në këtë vend. Deri më tani i ka pasur rreth 4.500 ushtarë në Kosovë të kombesive të ndryshme. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago