Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale në kufirin verior me Serbinë, pas sulmit kundër policisë në shtator. Një grup i armatosur qëlloi me armë zjarri mbi një patrull policie në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës ka thënë se armatimi që u përdor në sulm kishte hyrë përmes rrugëve ilegale nga Serbia. Radio Evropa e Lirë sjell pamje të Policisë së Kosovës gjatë patrullimeve në atë pjesë. Nga pamjet shihet se policia kontrollon automjetet dhe personat që lëvizin në zonën kufitare. Policia ka thënë se po punon me partneritetin strategjik të KFOR-it dhe EULEX-it për të garantuar sigurin dhe rendin në veri të Kosovës. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…