Një ceremoni solemne u zhvillua sot në kampin “Film City” në Prishtinë për të shënuar ndërrimin e komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Gjenerali italian Angelo Michele Ristucca i dorëzoi detyrën gjeneralit turk Ozkan Ulutas, i cili do të jetë komandanti i 28-të i KFOR-it që nga fillimi i operacionit në vitin 1999.
Nga misioni i KFOR-it në Kosovë, ceremonisë i morën pjesë ushtarakë, ambasadorë dhe figura nga jeta politike e vendit. Nga Qeveria e Kosovës ishin prezent ministrat e Mbrojtjes dhe i Brendshëm, Ejup Maqedonci dhe Xhelal Sveçla. Nga ana tjetër, tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurri dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nuk ishin të pranishëm pasi që ndodheshin jashtë vendit nëpër vizita zyrtare.
Njohja e punës së gjeneralit Ristucca u bë edhe nga admirali Stuart B. Munsch, që është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Ai e falenderoi Ristucca për kontributin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Ai gjithashtu e përshëndeti gjeneralin Ulutas dhe i uroi suksese në detyrën e re.
Gjenerali Ristucca tha se ishte një nder për të qenur komandant i KFOR-it dhe se ishte krenar për punën e bërë nga trupat ndërkomtare. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë të mbajë një qasje profesionale dhe objektive në mbrojtjen e popullatave dhe komuniteteve në Kosovë. Ai gjithashtu falenderoi autoritetet kosovare për bashkëpunimin dhe mbështetjen. (politiko.makdomen.net)