Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Biznesmenët e akuzuar për terrorizëm në Kosovë zotërojnë pasuri të mëdha në Serbi
    RAJON

    Biznesmenët e akuzuar për terrorizëm në Kosovë zotërojnë pasuri të mëdha në Serbi

    10/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një vilë në një pjesë elitare të Beogradit – e gjithë kjo në Serbi është në pronësi zyrtare të Millan Radoiçiçit dhe vëllezërve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviç, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë (REL). Këta tre biznesmenë janë të lidhur me sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë më 24 shtator, ku u vra një polic i Kosovës. Radoiçiçi publikisht mori përgjegjësinë për sulmin dhe u identifikua si organizator i tij nga autoritetet kosovare. Vesellinoviçit janë akuzuar për krim të organizuar dhe korrupsion në Kosovë.

    Sipas raporteve financiare të analizuara nga REL-i, kompanitë në pronësi të këtyre tre personave fituan mbi 24.5 milionë euro vetëm në vitin 2022. Ato kanë lidhur kontrata të vlefshme me shtetin serb, me qytete dhe ndërmarje publike. Vetëm tri ditë pas sulmit në Banjskë, kompania e tyre “Inkop” mori pjesë edhe në ndërtimin e një ure pranë Kralevës, me vlerën e rreth një milion euro.

    Pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet e këtyre pesë kompanive kapin vlerën e së paku 38 milionë euro, sipas raporteve financiare për vitin 2022, të disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR) . Një nga pasuritë më të shtrenjta është një vilë me pishinë dhe një truall me 15 ari në një zonë elitare të Beogradit, që zyrtarisht është në pronësi të kompanisë “Inkop”. Çmimi mesatar për metër katror për shtëpitë në atë komunë të Beogradit është rreth katër mijë euro . Një tjetër pasuri e madhe është një hotel me katër yje në Kopaonik, një qendër skijimi në jug të Serbisë. Hotel “Grand” ka 165 dhoma dhe ofron shumë shërbime për turistët, si spa, sauna, palestër dhe restorant . Kompania “Inkop” ka një pjesë prej 50 për qind në pronësinë e hotelit, ndërsa pjesa tjetër i takon kompanisë “Kop Invest”, që gjithashtu është në pronësi të vëllezërve Vesellinoviç .

    Kompanitë e Radoiçiçit dhe Vesellinoviçit kanë edhe ambiente biznesi në disa qytete të Serbisë, si Quprija, Kragujevaci, Novi Sad dhe Beogradi. Ato merren me ndërtim, menaxhim imobiliar, transport dhe shitje me shumicë. (politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleGjenerali turk Ozkan Ulutas: Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë
    Next Article Osmani kërkon sanksione ndaj Serbisë për agresionin në Kosovë

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.