Categories: OPINIONE

Bastoret dhe kazinot, “bomba”që “i plasën” në dorë opozitës!

E hapën “temën e madhe”. Menduan se gjetën gjëra “të mëdha”, me të cilat do të tronditin “establishmentin”! Në shikim të parë dukej se kanë “argumente të forta”. Me demek, Qeveria do t’i ndajka këtij ose atij benefite nga lojërat e fatit. Përmendën dhe “kategori atraktive” nga fqinjësia, shkruan Politiko.makdomen.net

Por tash opozita sikur doli lakuriq me qëllimet e tyre. Opozita maqedonase me VMRO-në në krye, s’u desh shumë të zbulohen se qëllimin e kanë të mbrojnë monopolin që kanë krijuar firmave që ua kanë mundësuar vetë. Dolën në shesh edhe involvimet e drejtpërdrejta të njerëzve të afërt me këtë parti.

Te opozita shqiptare, u zbulua hipokrizia. E mirë dhe e saktë ishte përgjigja që morën nga BDI-ja ndaj ish-bashkpartiakëve, të cilëve ua tha troç në sy se as kazinot, as bastoret nuk u kishin penguar gjer tani.

Çka u pengon, pra?

Ndoshta fakti se qeveria përpiqet të vë rend në këtë fushë, të prishë monopolet e krijuara, të plotësojë një kërkesë të kahmotshme të shoqërisë civile për t’i larguar këto qendra bixhozi nga shkollat. Ndoshta se në këtë përpjekje, do të rrezikohen pikërisht pozitat monopoliste të dikujt.

Prandaj mund të thuhet se “bomba” që e kishin në dorë për “ta gjuajtur” pushtetin, u plasi në dorë. Ose nëse doni më pak shpërthyese se “eksplozivët”, atëherë të marrim metaforën e balonit: e frynë, e frynë dhe në fund u plasi në fytyrë! Prej tij doli gjithë fryma e demagogjisë së narracionit dhe sajesave që deshën t’ia adresojnë tjetërkujt.(Politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago