Categories: MAQEDONI

Bekteshi: Qytetarët mbështesin masat anti-krizë të Qeverisë, ndihmojmë çdo kompani vendore për përfaqësim të drejtë në treg

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se shumica e qytetarëve mbështesin masat anti-krizë të qeverisë. Bekteshi në paraqitjen e sotme në ngjarjen #MKEkonomi “Po rritet besimi” dedikuar për kompanitë përfituese sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, tha se për dallim nga e kaluara, ku kompani nga rajone jashtë Shkupit, janë diskriminuar, tani, sipas tij, edhe kompani nga i gjithë territori i shtetit po marrin mbështetje nga nga shteti.

“Qytetarët tanë të cilët nuk kanë qenë në kuadër të qytetit të Shkupit, por edhe pjesë e privatizimit, procedurë pothuajse krejtësisht diskriminuese, nuk kanë pasur mundësi që të jenë të barabartë me konkurrentët e tyre në treg, sot kjo ndryshon, dhe ndryshon pikërisht nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve. Nëse para vitit 2017 por edhe gjatë vitit 2017-2018, kompanitë e Pollogut, e Maqedonisë veri-perendimore, veri-lindore, ishin pothuajse krejtësisht skeptikë se shteti mund të ndihmojë edhe ata, sot flasim për një numër të konsiderueshëm të kompanive të cilat vijnë nga ky rajon dhe mbështeten drejtpërdrejtë nga shteti, pikërisht ato rajone ndjehen më të përfaqësuara”, tha mes tjerash Bekteshi duke i bërë thirrje edhe diasporës që të investojë në vendlindje.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago