Categories: RAJON

Kurti: Serbia ëndërron për një Serbi të madhe dhe ka mbështetur sulmin terrorist në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se ka pretendime hegjemoniste në Ballkan dhe për mbështetje të plotë logjistike për grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Këto deklarata Kurti i ka bërë në një intervistë për median malazeze, pobida.

Kurti tha se Serbia kërkon statusin e “Rusisë së Vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e Vogël”. Ai shtoi se Serbia, si në të kaluarën, ka pretendime për një Serbi të madhe, duke kërkuar një pjesë të territorit të BeH, duke tentuar t’ia kthejë Malin e Zi Ukrainës dhe duke dashur të vjedhë veriun e Kosovës.

“Serbia, po e përsëris, u ka pajisur me pajisje ushtarake, ka zhvilluar stërvitje luftarake, ka përcaktuar qëllime politike dhe ka ofruar mbështetje të plotë logjistike. Së fundi, ne e dimë se ky grup terrorist ka kryer stërvitje në Pasuljanski Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe. ”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi gjithashtu se Millan Radojçiq, i cili udhëhoqi sulmin terrorist në Banjska Zveçani, ka mbështetje të drejtpërdrejtë nga Qeveria e Serbisë dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq. Ai e ka krahasuar arrestimin dhe lirimin e Radojçiqit me marrëveshjen e Pablo Escobar me presidentin e Kolumbisë.

Kurti ka bërë thirrje që të gjithë terroristët që kanë arritur të arratisen, t’u dorëzohen autoriteteve të Republikës së Kosovës. Ai kërkoi gjithashtu që organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste nga vendet mike, partnere dhe aleate. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago