Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Deputeti gjerman “përplaset” me Vuçiçin: Vrasja e njerëzve, një krim i tmerrshëm
    BOTA

    Deputeti gjerman “përplaset” me Vuçiçin: Vrasja e njerëzve, një krim i tmerrshëm

    25/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Pretendimeve të Aleksandër Vuçiç lidhur me ngjarjet e së dielës, i është kundërpërgjigjur ish-ministri-gjerman për Europën, Michael Roth, i cili e bëri të qartë se vrasja e pjesëtarit të forcave të policisë së Kosovës ishte shkelje e vijave të kuqe.
    “I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe autorët e veprës. S’më interesojnë farë nacionalitetet dhe etnitë. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, shprehet Michael Roth.
    Vuçiç komentoi ndër të tjera në konferencën për shtyp edhe shkrimin e bërë nga deputeti gjerman, i cili theksonte se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.
    “Sot mundët të dëgjoni se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe një gjë e tillë tregon qartë se çfarë qëllimesh kanë që nga Rothi e deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, ishte komenti i presidentit serb.
    Politikani gjerman e kishte shënjestruar drejtpërdrejte Vuçiçin duke thënë se ishte kurioz të shikonte se cili do të ishte arsyetimi i tij kësaj here. Mbrëmjen e së dielës, kreu i shtetit akuzoi po kështu kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për situatën në veri, ndërsa fshikulloi edhe forcat paqeruajtëse të NATO-s me pretendimin se i dhanë lejen policisë së Kosovës të vrasë grupin e serbëve që qëlloi për vdekje policin Afrim Bunjaku.
    Ai hodhi poshtë mundësinë që ushtria apo policia e Serbisë të jenë përfshirë në ngjarjet e së dielës, ndërsa i kërkoi sërish komunitetit ndërkombëtar të “themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe që në veri serbët të jenë në polici, sepse kjo është e vetmja mënyrë që serbët të mos dëbohen nga vatrat e tyre apo që të mos ketë konflikte”.
    Top Channel

    Previous ArticleEdhe Shkupi nderon policin hero, Afrim Bunjaku! Sonte vendosen lule dhe ndizen qirinjë tek sheshi “Skenderbeu”
    Next Article Publikohet fotografia e sulmuesit të katërt të vrarë, në mal me një kallashnikov për skaj

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.