Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Osmani: Qytetarët pro ndryshimeve kushtetuese, s’ka zgjedhje të parakohshme
    MAQEDONI

    Osmani: Qytetarët pro ndryshimeve kushtetuese, s’ka zgjedhje të parakohshme

    06/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po e mbështesin gjithnjë e më shumë nevojën e votimit të ndryshimeve kushtetuese, siguron ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

    Sipas tij, nuk ka asnjë shqetësim real mes njerëzve.

    “Qytetarët u bënë peng të të gjitha shqisave me propagandën më çnjerëzore kundër tyre. Gënjejnë se do humbasin identitetin, gënjejnë se do bullgarizohen. Ishte shumë e rëndësishme që të hapej një debat i plotë se cilat janë ndryshimet kushtetuese. Mendoj se me përfundimin e debatit njerëzit janë më të qetë për vetë procesin. E shihni që nuk ka asnjë reagim. Kur ka pasur seancë parlamentare nuk ka pasur protesta. Nëse do të kishte shqetësim të vërtetë, njerëzit do të kishin dalë dhe do të protestonin siç bënë dje. Çka do të thotë se e gjithë kjo opozitë ka një prapavijë politike në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por nuk ka asnjë zhgënjim primar sepse e gjitha do të ishte shfaqur. Ka zhgënjime, ka pakënaqësi dhe mendoj se sa po vazhdon debati dhe po shpjegohen proceset, njerëzit janë çdo ditë më të relaksuar dhe mendoj se shumë shpejt do të arrijmë në atë pikë ku do të ketë mbështetje më të gjerë”, theksoi ministri i jashtëm Bujar Osmani në Tetovë, ku po mbahet Konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore dhe forcimin e rolit të gruas.

    Në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për këtë temë, Osmani theksoi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt, duke vlerësuar se është çështje e mbyllur.

    Në pyetjen se a është një akt fqinjësie të mirë që Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë tha se do të bllokojë propozimin e Këshillit Amerikan për një muaj të trashëgimisë amerikano-maqedonase, Osmani vlerësoi se diplomacia jonë dërgon një mesazh tjetër.

    Në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, në Tetovë u mbajt Konferenca e parë për barazi gjinore dhe përforcimin e rolit të gruas.(INA)

    Previous ArticleVIDEO/ Bujar Osmani: Jo zgjedhje të parakohshme, në diplomaci momentumi është shumë i rëndësishëm
    Next Article Plotësohet kërkesa e VMRO-DPMNE-së për ndryshimin e kodit penal

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.