Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»Refuzoi t’i jepte dorën kundërshtares ruse, skualifikohet atletja ukrainase
    SPORT

    Refuzoi t’i jepte dorën kundërshtares ruse, skualifikohet atletja ukrainase

    28/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Lojtarja ukrainase e skermës, Olga Kharlan, është diskualifikuar pasi nuk pranoi t’ia zgjaste dorën kundërshtares së vet ruse, Anna Smirnova, në Kampionatin Botëror të Skermës, në Milano, të enjten.

    Kharlan, katër herë fituese e medaljes olimpike dhe kampione botërore, e fitoi ndeshjen individuale 15:7 dhe pastaj nuk i shtrëngoi duart me kundërshtaren e vet, por deshi ta përshëndesë atë me cakërrim të shpatave.

    Smirnova mbeti në skenë për rreth gjysmë ore pas incidentit, duke biseduar me një numër zyrtarësh para se të largohej.

    Atletët ukrainas në sportet e tjera – përfshirë tenistet Elina Svitolina dhe Marta Kostyuk – kanë refuzuar po ashtu t’i shtrëngojnë duart me kundërshtarët rusë dhe bjellorusë, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

    Bjellorusia është përkrahëse e pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

    Në rregullat e sportit të skermës, përshëndetja mes kundërshtarëve dorë për dorë është detyrim dhe refuzimi për ta bërë një gjë të tillë ka për pasojë “kartonin e zi”.

    “Kartoni i zi” nënkupton përjashtim nga garat.

    “Ne e mbështesim Olga Kharlan plotësisht në këtë situatë. Jemi duke e përgatitur një protestë”, tha Mzkhailo Illiashev, presidenti i Federatës së Skermës së Ukrainës.

    “Ne do të ankohemi ndaj këtij vendimi, sepse gjyqtari i asaj përballje nuk dha karton të zi direkt, e as nuk e diskualifikoi atë. Ky diskualifikim erdhi më vonë nga lojëra të fshehta pasi ishte caktuar kundërshtarja e radhës, dhe pasi ishte caktuar gjyqtari për ndeshjen e radhës”, shtoi ai.

    Ministri i Sportit i Ukrainës, Vadym Huttsait, e ka përshkruar këtë incident si “një provokim i qartë nga pala ruse”.

    Kharlan po e përfaqësonte Ukrainën në këtë turne, pasi ministri i Sportit i Ukrainës vendosi të mërkurën t’i lejojë ekipet ukrainase të marrin pjesë në gara olimpike, jo-olimpike dhe paraolimpike në të cilat ka edhe garues nga Rusia dhe Bjellorusia.

    Smirnova po garonte si atlete neutrale. Federata Botërore e Skermës nuk i është përgjigjur Reuters-it për koment në lidhje me këtë incident./REL

    Previous ArticleVIDEO / Benzema, asist dhe supergol në ndeshjen e parë me Al-Ittihad
    Next Article Arrestohet një grua shqiptare, porositi dy vrasës me pagesë për të vrarë bashkëshortin

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.