Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»“I kërkoi stafit të fshinte videot e sigurisë në çështjen e dokumenteve të klasifikuara në Florida”, shtohen akuzat për Trump
    BOTA

    “I kërkoi stafit të fshinte videot e sigurisë në çështjen e dokumenteve të klasifikuara në Florida”, shtohen akuzat për Trump

    28/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Donald Trumpi urdhëroi punonjësit në vendpushimin e tij në Florida të fshinin videot e sigurisë ndërsa ai ishte nën hetim për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, thanë prokurorët amerikanë të enjten ndërsa zgjeruan çështjen kundër ish-presidentin dhe akuzuan një anëtar të dytë të personelit të tij se ndihmoi për të fshehur dokumentet. Prokurori i Posaçëm Jack Smith ka paraqitur tre akuza të reja kundër ish presidentit Trump, duke e çuar në 40 numrin e akuzave. Punonjësi i mirëmbajtjes në resortin Mar-a-Lago të Trump, Carlos De Oliveira, u akuzua për komplot për të penguar drejtësinë, duke ndihmuar zotin Trump të fshinte dokumentat.Zoti De Oliveira, 56 vjeç, i tha një punonjësi tjetër në vendpushimin ku jeton zoti Trump se “shefi” donte videot e sigurisë të pronës në Florida të fshieshin pasi Departamenti i Drejtësisë e thirri atë për hetim. Prokurorët gjithashtu akuzuan zotin De Oliveira se ka gënjyer FBI-në gjatë një interviste, duke pretenduar se nuk ishte i përfshirë në lëvizjen e kutive të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago. “Nuk kam parë asgjë,” u tha De Oliveira agjentëve, sipas aktakuzës. Avokati i zotit De Oliveira nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

    Akuzat u bënë publike disa orë pasi Trump tha se avokatët e tij u takuan me zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë që po hetojnë përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden. “Kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar dhe e vazhdueshme nga familja Biden dhe Departamenti i Drejtësisë”, thuhet në një deklaratë të fushatës së zotit Trump.

    Donald Trumpi është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza kriminale dhe tashmë është paditur dy herë këtë vit, një herë në Nju Jork mbi pagesat për një yll pornografie dhe një herë tjetër mbi dokumentat e klasifikuara. Akuzat nuk e kanë dëmtuar pozitën e zotit Trump si kandidati kryesor në garën republikane për të sfiduar Presidentin Biden në zgjedhjet e vitit 2024./VOA

    Previous ArticleShkencëtarët: Korriku 2023, muaji më i nxehtë i regjistruar në histori
    Next Article Pas ndarjes nga burri 50 vjeçar, Adelina kështu i provokon meshkujt në pushime!

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.