Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»SHOWBIZ»Si arriti Rita Ora të humbasë 5 kilogramët e tepërt dhe ta sjellë trupin në top formë: Meny + ushtrime, një kombinim i pagabueshëm
    SHOWBIZ

    Si arriti Rita Ora të humbasë 5 kilogramët e tepërt dhe ta sjellë trupin në top formë: Meny + ushtrime, një kombinim i pagabueshëm

    22/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Nëse dëshironi një trup të tonifikuar, është e nevojshme të rregulloni ushqimin tuaj dhe të bëni një aktivitet fizik serioz

    Rita Ora e ka sjellë trupin e saj në përmasa perfekte vitin e fundit. Kjo është arsyeja pse ajo nuk e humb rastin të tregojë barkun e tonifikuar.

    Këngëtarja dhe aktorja luftoi për vite me 5 kilogramë të tepërt dhe pavarësisht dietës dhe ushtrimeve, assesi nuk mund ta largonte atë tepricë.

    Megjithatë, tani ajo ia doli dhe trajnerja personale e yjeve të njohur, Jenny Francis-Townson, tregon se çfarë bëri Rita për të hequr qafe atë tepricë “të përjetshme” nga stomaku i saj, transmeton Telegrafi.

    “Për të pasur bark të tillë, Rita Ora është konsekuente. Ajo bën stërvitje të muskujve të barkut 5 ditë në javë dhe muskujt e saj e mbajnë mend këtë. Muskujt e barkut zakonisht mësojnë ushtrimet shumë më shpejt sesa, për shembull, muskujt e vitheve, të cilët janë më të vështirë për t’u shtrënguar”.

    Çfarë ushtrimesh praktikon Rita Ora?

    1. Muskujt e barkut

    Ajo praktikon të gjitha llojet e muskujve të barkut dhe i bën ato në shtëpi çdo ditë. Ushtrimi i preferuar dhe më efektiv për muskujt e barkut është ai në të cilin shtriheni me shpinë duke ngritur këmbët. Një ushtrim i tillë e kthen stomakun si një “dërrasë hekurosjeje”. Nëse dëshironi të keni muskuj stomaku si Rita Ora, bëni 3 sete me nga 20 ulje çdo ditë.

    2. Plank

    Ky është ushtrimi në të cilin duhet të qëndroni rreth 60 sekonda. 60 sekondat më të gjatë pas të cilëve çdo muskul në trupin tuaj fillon të dridhet nga sforcimi. Por rezultatet janë fantastike.

    3. Rrotullimi

    Uluni në dysheme. Ngrini krahët dhe këmbët nga dyshemeja, duke u rrotulluar në bel. Poenta është që të balanconi në të pasmet dhe në këtë mënyrë të shtrëngoni muskujt anësorë. Bëni këtë ushtrim për 30 sekonda dhe kështu 3 herë.

    4. Boks

    Nëse nuk jeni adhurues i vrapimit, atëherë boksi duhet të jetë sporti juaj. Sepse boksi do t’ju djegë çdo gram yndyrë në trupin tuaj.Si ushqehet Rita Ora?

    “Ushtrimet kryesore të barkut bëhen në kuzhinë”, tha dikur Rita Ora, e cila beson se një trup i mirë fillon kur reduktoni dietën tuaj.

    Këngëtarja eliminoi bukën nga dieta e saj, reduktoi marrjen e sheqerit dhe ushqimeve të thata.

    “Unë nuk ha bukë, nuk ha sheqer, nuk vdes nga uria, por nuk ha më makarona, në mëngjes ha dy vezë të ziera, shparg dhe gjysmë gote qumësht bajamesh me muesli.

    Për drekë ha pulë ose peshk me perime.

    Dhe për darkë ha peshk me perime dhe pak patate”, ka theksuar Rita.

    Duke analizuar menynë e saj, nutricionistët arrijnë në përfundimin se ajo bazohet në dietën mesdhetare, e cila prej dekadash konsiderohet si dieta më e shëndetshme në botë. /Telegrafi/

    Previous ArticleDua Lipa dhe të famshme tjera e duan këtë ngjyrë të papritur të thonjve për verën
    Next Article Grubi: Sulmet dhe kërcënimet e vazhdueshme janë veprime qyqare, në politikë jam për të shërbyer e për të lënë gjurmë me punë dhe vepra

    Related Posts

    Aktorja e njohur më pranë publikut, prezanton projektet e saj më të fundit ndryshe

    08/06/2024

    Tayna thyen heshtjen pas 6 muajsh!

    04/06/2024

    “Kishin frikë që do ua marr burrat”- Adelina Tahiri habit me deklaratën

    30/05/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.