Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Zelensky e cilëson “jashtëzakonisht simbolike” vizitën e kryeministrit spanjoll
    BOTA

    Zelensky e cilëson “jashtëzakonisht simbolike” vizitën e kryeministrit spanjoll

    01/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi më 1 korrik kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchezm për vizitën në Kiev, në ditën kur Spanja nisi presidencën e saj të Bashkimit Evropian.

    “Faleminderit për vizitën tuaj të rëndësishme dhe mbështetjen e popullit tonë!” tha Zelensky në rrjetet sociale, pas takimit me kryeministrin spanjoll.

    “Është jashtëzakonisht simbolike që kjo vizitë të bëhet në ditën e parë të presidencës spanjolle të BE-së”, shtoi ai.

    Kryeministri i Spanjës, që nga sot e deri në fund të këtij viti udhëheq me presidencën e BE-së, u takua edhe me zyrtarë të tjerë të Ukrainës në tentim për ta dështuar mbështetjen e vazhdueshme të bllokut evropian për Ukrainën.

    Sanchez e shfrytëzoi këtë vizitë për ta lajmëruar një pako të re të ndihmave për Ukrainën para parlamentit ukrainas. Pakoja e re, në vlerë prej 55 milionë eurosh, synon t’i mbështesë bizneset e vogla dhe shkollat, sipas mediumit spanjoll El Mundo.

    Ky udhëtim erdhi ndërkohë që liderët ushtarakë dhe civilë të Ukrainës kanë bërë kërkesa për furnizim me armatim të avancuar, përfshirë avionë luftarakë, për ta mbështetur kundërofensivën e nisur së fundi, pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia 16 muaj më parë.

    Sanchez u citua të ketë thënë në Kiev se “ne jemi me ju dhe do të jemi për aq kohë sa të ketë nevojë”, duke shtuar se “dua të ju tregoj se do ta mbështesim Ukrainën, pavarësisht çmimit”.

    Pas ardhjes së tij, Sanchez e publikoi një video nga një stacion trenash në Kiev ku ai u prit nga një delegacion ukrainas.

    “Doja që veprimi i parë i presidencës spanjolle të Këshillit të Bashkimi Evropian të jetë në Ukrainë bashkë me Zelenskyn”, shkroi Sanchez në Twitter.

    Sanchez shtoi se ai do ta përçonte në parlamentin dhe qeverinë ukrainase “solidaritetin e të gjithë Evropës”.

    “Do ta vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas deri kur paqja të kthehet në Evropë”, tha ai.

    Sanchez raportohet se udhëtoi në Ukrainë përmes Polonisë.

    Kjo vizitë vjen pak para një samiti të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë këtë muaj, ku aleatët transatlantikë pritet të përpilojnë një strategji për marrëdhëniet me Ukrainën, e cila ka intensifikuar në thirrjet për anëtarësim në BE dhe NATO që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit 2022.

    NATO-ja nuk pritet të ofrojë anëtarësim në samitin e Vilniusit.

    Spanja është anëtare e NATO-s që nga viti 1982 dhe anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 1986. Ajo ishte ndër shtetet e para evropiane që ofroi mbështetje jovdekjeprurëse për ushtrinë ukrainase me dërgesa xhaketash dhe helmetash antiplumb pas nisjes së luftës në Ukrainë. /REL

    Previous ArticleKapen 3,5 ton kokainë në një nëndetëse
    Next Article Kurti refuzon konferencën e propozuar nga Rama

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.