Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Notarja libaneze, Elissa Harik synon të fitojë Lojërat Olimpike Speciale në Berlin
    BOTA

    Notarja libaneze, Elissa Harik synon të fitojë Lojërat Olimpike Speciale në Berlin

    11/06/2023
    Facebook Twitter Email

    E apasionuar pas notit, notarja libaneze Elissa Harik po përgatitet për Lojërat Verore Botërore të Olimpiadës Speciale 2023 në Berlin këtë muaj.

    29-vjeçarja me sindromën Dandy-Walker – e cila pengon trurin e vogël të zhvillohet normalisht shprehet se ajo filloi të notonte në një moshë të re pa asnjë pritshmëri për t’u bërë notare profesioniste dhe për të përfaqësuar Libanin në Lojërat Olimpike Speciale.

    “Unë quhem Elissa Harik nga familja e SESOBEL, organizatë joqeveritare libaneze që kujdeset për fëmijët me aftësi të kufizuara. Si mund të prezantohem? Unë jam kampione bote në not. Fillova rastësisht kur trajnerja Joelle Ouba, e cila është trajnerja ime e notit tani zbuloi se unë notoja shumë mirë dhe m’u afrua për t’u bashkuar me grupin e notit në SESOBEL. U bashkua dhe nuk e imagjinoja se do të udhëtoja në vende të ndryshme, duke marrë pjesë në gara.”

    Elissa fitoi medaljen e saj të parë të artë në vitin 2013 në kampionatin libanez për njerëzit me aftësi të kufizuara. Në vitin 2014, ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale MENA në Egjipt dhe solli në shtëpi medaljen e artë.

    “Atë ditë kur kisha konkursin e parë ndërkombëtar mora një mesazh nga motrat e mia Rita dhe Maria, Çfarëdo që të ndodhë, vazhdo” dhe këtë bëra. Sapo u hodha në ujë, dëgjova bilbilin dhe vazhdova drejt derisa dora ime arriti në mur. Dola, pa e ditur se kush fitoi, dhe pyeta trajneren Joelle Ouba, “Pra? Kush fitoi?” dhe ajo tha: “Ti! Ti!”. Unë isha e lumtur atëherë. Ishte udhëtimi im i parë, konkursi im i parë ndërkombëtar dhe e fitova. Çfarë dua më shumë? Pikërisht këtu fillova të përmirësohem dhe të besoj se mund t’ia dal.”

    Harik u rendit e pesta në Lojërat Verore Botërore të Olimpiadës Speciale 2015 në Los Anxhelos dhe e para në Lojërat Olimpike Speciale IX MENA 2018 në Abu Dhabi. Medalja e saj e fundit e artë ishte në Lojërat Verore Botërore të Olimpiadës Speciale Abu Dhabi 2019, dhe ajo tani po stërvitet tri herë në javë përpara Olimpiadës së saj të ardhshme Speciale.

    Elissa kujton se sa shumë i pëlqente kur nëna e saj e çoi në pishinë kur ajo ishte vetëm një vjeç. Tashmë nëna e saj është bërë menaxherja e saj. Edhe pse Elissa ka frikë nga deti dhe oqeani, ajo shprehet se harron botën kur hidhet në pishinë.

    “Kur futem në ujë dhe notoj, i harroj të gjithë – sepse kur bën atë që do, harron botën dhe nuk e ndjen kohën që kalon. Kur futem në ujë – edhe nëse bëj një gabim në ujë, ashtu vijoj edhe notoj, gabim ose përfundoj e pesta në vend që të jem e para pasi kjo gje nukë më intereson. Mësova në SESOBEL se e vërtetë është që unë kam nevoja të veçanta dhe njerëzit ndonjëherë na shikojnë sikur ne jemi të çuditshëm, por mësuam se ne kemi një rol në shoqëri pra edhe ne kemi vendin tonë.”

    Elissa tha se njerëzit që e njohin atë në publik por edhe miqtë e saj kanë një konsideratë shumë të veçantë për të.

    Ajo shprehet falenderuese për mbështetjen e madhe që merr nga prindërit dhe motrat e saj më të vogla binjake, Rita dhe Maria.

    “Ne e mbështesim atë, por ajo na jep forcë. Ajo ndikon më shumë tek ne sesa ne tek ajo. Ajo na frymëzon me të gjitha sfidat që kapërcen.”

    “Që kur ishim fëmijë, ne bëjmë gjithçka së bashku me Elissën. Nuk kishte asnjë ndryshim mes nesh dhe saj. Ne jemi padyshim shumë krenarë për të tani. Unë shikoj motrën time të madhe duke evoluar në jetë dhe duke dhënë një shembull të mirë. Jam gjithashtu e lumtur që ajo jep një shembull të mirë për shumë njerëz, jo vetëm për familjen e saj. Kudo që të jem do vazhdoj të tregoj për të. Dua që ta dinë se jam motra e Elissa Harikut.”

    Elissa shprehet se njerëzit që e njohin atë në publik e bëjnë atë shumë të lumtur dhe ajo dëshiron të jetë e famshme në mbarë botën. Ajo synon gjithashtu të jetë në gjendje t’i mësojë not personave me aftësi ndryshe.

    Klan News

    Previous ArticleShiste kokainë në doza, kapet në flagrancë 30-vjeçari
    Next Article Maqedoni: Rrahje ndërmjet dy drejtorëve të shkollave në një diskotekë

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.