Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Britania e Madhe paralajmëron ndëshkime të reja: Javët e ardhshme do ketë valë sanksionesh
    BOTA

    Britania e Madhe paralajmëron ndëshkime të reja: Javët e ardhshme do ketë valë sanksionesh

    09/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith në emisionin “Real Story” paralajmëroi se do të ketë një valë të re sanksionesh, hap ky, i cili vjen pak kohë pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Ai tha se qëllimi i këtyre ndëshkimeve nuk janë thjesht individët, por llogaridhënia e atyre, të cilët janë të përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

    “Nuk ka asgjë personale këtu për sa i përket mënyrës se si unë dhe të tjerët veprojmë. Qeveria Britanike ndjek qasjen në parim, pra ne kemi politikat tona dhe i zbatojmë ato në mënyrën e duhur, sipas ligjeve tona, shtetit të të drejtës në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë. Për sa u përket zgjedhjeve dhe kjo lidhet me zgjedhjet e mëparshme dhe zgjedhjet e ardhshme, në një sistem demokratik, zakonisht pas një humbjeje të ndjeshme të zgjedhjeve, drejtuesit analizojnë se cilat janë implikimet, çfarë po u thonë qytetarët, dhe partitë politike duhet të mendojnë se cilat janë implikimet për to, në mënyrë që të ketë një rifreskim të demokracisë pas këtyre zgjedhjeve. Pra, ne do nxisim mënyra për të rifreskuar demokracinë në Shqipëri, të cilat mund të jenë realisht të suksesshme për të ardhmen.

    Sikurse e thashë edhe më herët, ne dëshirojmë të shohim një opozitë të fortë dhe efektive që e mban qeverinë në llogaridhënie dhe që mund të jetë një alternativë e besueshme për të qeverisur në të ardhmen. Kur bëhet fjalë për sanksione dhe veprime që duhen marrë për ata që ne gjykojmë se janë përfshirë në veprimtari kriminale dhe korrupsion, sërish ne ndjekim një qasje të balancuar. Kjo nuk shënjestron asnjë individ, sikurse e përcaktoi qartë Lord Peach, kur njoftoi atëherë valën e parë të sanksioneve, në korrik të vitit të shkuar, ata ishin kundër një sërë individësh. Sikurse e dini, kur bëhet fjalë për kufizime të hyrjes ne MB, si në këtë rast, ne nuk i deklarojmë emrat, pra jo gjithkush e ka bërë publike përfshirjen e tyre në këtë valë sanksionesh. Por, sikurse edhe e thashë më parë, do të ketë valë të tjera sanksionesh kundër atyre të përfshirë në veprimtari kriminale dhe korrupsion”, theksoi ambasadori.

    Diplomati i Mbretërisë së Bashkuar, përballë gazetarit Sokol Balla, u shpreh se vala e dytë e ndëshkimeve mund të fillojë javën e ardhshme,dhe bazuar në këtë do bëhën publike emrat e personave të ndëshkuar.

    “Do të ketë valë të tjera sanksionesh dhe duhet ta shikoni këtë në tërësi. Parashikimi im, siç jam shprehur publikisht dhe më parë, është se këtë vit do të shohim sanksione të mëtejshme, vala e dytë mund të vijë në javët e ardhshme; kjo do të vendoset nga Londra, dhe ekziston mundësia që të jenë sanksione publike, pra jo vetëm ndalime të hyrjes në MB, ku emrat nuk bëhen publikë. Pra, nëse bëhet nën kategorinë e Sanksioneve Botërore Kundër Korrupsionit,

    këto emra do të bëhen publikë dhe gjithashtu do të ketë një ndalim udhëtimi, ndalim për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar dhe konfiskim mbi çdo aset që kanë në Mbretërinë e Bashkuar. Këto emra do të bëhen publikë. Siç thashë, këto vendime nuk janë marrë ende, sepse ato merren nga krerët e qeverisë britanike, kështu që duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim”, u shpreh ai.

    Previous ArticleKëmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
    Next Article Pesë vite pa legjendën e futbollit

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.