Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»Tetova fituese e edicionit të 18-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, “Tetova 2023”
    SPORT

    Tetova fituese e edicionit të 18-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, “Tetova 2023”

    04/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Me ceremoninë e ndarjes së trofeve dhe medaljeve për ekipet fituese edhe zyrtarisht u mbyll edicioni i 18-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2023”. Pjesëmarrës ishin pesë ekipe nga të gjitha trevat shqiptare si Durrësi, Peja, Ulqini, Bujanoci dhe Tetova të cilët me dinjitet përfaqësuan vlerat dhe kulturën shqiptare duke bërë bashkë të gjithë, të rinj e të reja, gra e burra sepse futbolli është i tillë.

    Fitues i këtij edicioni doli reprezentacioni i Tetovës,pasi në finale me rezultat të thellë 5-2 mundi reprezentacionin e Pejës. Kupën për titullin e fituara në këtë edicion të 18-të të Turneut Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2023”, kapitenit të ekipit ia ndau kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ndërsa medaljet i ndau koordinatori i qytetit organizator Muzafer Livoreka. Në fakt ky është trofeu i gjashtë për ekipin e Tetovës nga 18 edicionet e zhvilluara aq sa ka edhe reprezentacioni mi Pejës, ndërsa Durrësi ka pesë trofe dhe Tërnoci vetëm njëherë ka dal fitues.

    Vendi i dytë i takoi reprezentacionit të Pejës, ndërsa i treti reprezentacionit të Bujanocit që mundi Ulqinin 3-2. Ekipit të Ulqinit i takoi kupa për fair play. Portieri më mirë i turneut u shpall Erion Junuzi i ekipit të Bujanocit, epiteti lojtari më mirë i turneut i takoi Enard Dejjollit të Pejës, ndërsa golashënuesi më mirë doli të jetë Mexhait Kasami i reprezentacionit të Tetovës

    Suksesin për reprezentacionin e Tetovës e arritën të përzgjedhurit e trajnerit Islam Ibraimi si: Bleron Rexhepi, Lavdrim Abdii, Vllazrim Ibraimi, Muhamedin Ameti, Erion Muharemi, Xhemisad Rushiti, Jetmir Ameti, Visar Zulbeari, Mixhait Kasami, Lavdrim Kasami, Anes Abduramani, Emre Emini, Ari Maksuti, Soner Rakipi, Etnik Bexheti, Refet Limani, Genc Jakupi, Aldin Fetai, Rinis Aliti, Agon Selmani.

    Pas përfundimit të pjesës sportive, organizatori kishte organizuar një darkë solemne për përfaqësuesit e komunave nga pesë qytetet pjesëmarrëse, koordinatorët, këshillin organizativ, përfaqësueses të LFK-s të Tetovës së bashku me arbritrat që ndajtën drejtësi, drejtorët e shkollave nxënësit e të cilëve akomoduan futbollist te familjet e tyre, dhe përfaqësues të mediumeve në veçanti TV Klan Maqedoni, u organizua nga darkë solemne u ku u këmbyen dhurata të ndërsjella ndërsa ata i argëtoi solisti i njohur Elbasan Munishi.

    Edicioni i 19-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-19 pritet të organizohet në Bujanoc të Luginës së Preshevës në vitin 2024.

    Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

    Previous ArticleSulmohet një veturë e policisë në Leposaviq
    Next Article Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.