Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kuvendi po i pret ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Procesin mund ta fillojmë edhe pa konsensus politik
    MAQEDONI

    Kuvendi po i pret ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Procesin mund ta fillojmë edhe pa konsensus politik

    30/05/2023
    Facebook Twitter Email

    “Nuk ekzistojnë pengesa procedurale që Qeveria të parashtrojë nismën për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa në mënyrë paralele të zhvillohen edhe bisedimet politike për shkak se sipas Kushtetutës nga parashtrimi i kësaj nisme deri te mbledhja e parë e Komisionit për çështje kushtetuese duhet të kalojnë 30 ditë. Mospasja e konsensusit të plotë politik nuk është pengesë për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese. Konsensusi është i pashmangshëm në këtë procedurë për shkak se për votimin e tyre nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, përkatësisht 80 vota. Pa këtë nuk mund të miratohen”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

    Ai hodhi poshtë mundësinë për parashtrimin e amendamenteve të reja pasi që të arrijnë draft-amendamentet nga Qeveria, siç është kërkesa për heqjen e definicionit 20%.

    “As ndonjë deputet, as Qeveria si iniciator i ndryshimeve kushtetuese nuk mund të parashtrojë amendamente të reja kur të fillojë procedura. Gjithashtu nuk ka mundësi edhe për ngritjen e një nisme shtesë paralele për ndryshimet kushtetuese për shkak se ekziston afat i paraparë se sa kohë duhet të kalojë nga ndryshimet e fundit deri te rihapja e Kushtetutës”, pohoi Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

    Xhaferi vlerëson se kemi nevojë për ndryshime kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se çdo vonesë do të sjellë zgjidhje më të keqe nga ajo që kemi tani. Ne duhet të marrim vendimin politik dhe çmimin për gjeneratat tona të ardhshme, tha Xhaferi.

    Propozimi i nismës për ndryshimet kushtetuese është në Ministrinë e Drejtësisë, e cila duhet ta dërgojë në seancë të Qeverisë dhe me vendim të dorëzohen në Kuvend. Ndryshimet janë në pjesën e Preambulës dhe pjesën për diasporën, me shtimin e disa popujve të tjerë pas popullit boshnjak, përkatësisht të popujve bullgar, kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptian.

    Amendamentet kushtetuese duhet të miratohen deri në fund të nëntorit të këtij viti, kur përfundon skriningu i Komisionit Evropian dhe me mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare, fillojnë negociatat për kapitujt./TV21

    Previous ArticleLista Serbe, thirrje protestuesve në Zveçan: Shpërndahuni rreth orës 16:00
    Next Article Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.