Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»SPORT»Xhaka në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur lojtari i vitit tek Arsenali
    SPORT

    Xhaka në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur lojtari i vitit tek Arsenali

    26/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Granit Xhaka është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mira në karrierë.

    Ylli kosovar është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Mikel Artetës, i cili deri para pak xhirosh ishte lider dhe favorit për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë, i cili në fund i takoi megjithatë Manchester Cityt.

    Sidoqoftë, rënia e “Gunners” në dy muajt e fundit nuk nënkupton se disa prej lojtarëve nuk e kishin një sezon fantastik, shkruan “Gazeta Express”.

    Njëri prej tyre është edhe përfaqësuesi zviceran, i cili kontribuoi si në fazën defanzive, ashtu edhe në atë ofanzive.

    Dhe, tash derisa po mbyllet perdja e sezonit 2022/23, është koha për t’i bërë llogaritë.

    Eksperti i “Football London”, Kaya Kaynak i ka zgjedhur katër lojtarët më të mirë të “Topçinjve” në këtë edicion, e më pas njëri prej tyre do të zgjidhet më i miri i vitit, varësisht prej votave të tifozëve.

    Krahas Xhakës, në garë për çmimin e lojtarit të vitit janë edhe Martin Odegaard, Bukayo Saka e Aaron Ramsdale, të cilët e kaluan po ashtu një sezon fantastik.

    Gazetarët e “Football London” e kanë bërë nga një përshkrim për secilin prej katër lojtarëve të zgjedhur.

    “Granit Xhaka: Secili e do rikthimin e tij që e ka bërë dhe nuk ka shumë lojtarë të të mirë se ai në Arsenal. Përfaqësuesi zviceran është shndërruar në një mesfushor ‘mbrojtje-sulm’, i cili ka qenë i efektshëm në fazën ofanzive, njëjtë si në atë defanzive, të cilën e ka një pikë të fortë”, shkruan mediumi londinez.

    Xhaka ka hyrë në zemrat e tifozëve të Arsenalit, me të cilët i kishte prishur punët disa vite më parë, shkruan “Gazeta Express”.

    Megjithatë, ky mund të jetë edhe sezoni i fundit i futbollistit kosovar në “Emirates Stadium”, për të cilin flitet se gjatë verës mund të rikthehet në Bundesligë, ku kishte luajtur për Borussia Monchengladbachun, por këtë radhë për ta veshur fanellën e Bayer Leverkusenit.

    Në dy vitet e fundit, Xhakën e kërkoi edhe Roma e trajnerit Jose Mourinho. /Gazeta Express/

    Previous ArticleAnalistët: Ali Ahmeti, kultivues i vlerave europiane dhe tolerancës ndëretnike!
    Next Article Emiratet Arabe, çerdhe e arit të Rusisë së sanksionuar

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.