Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Borrell rinovon apelin ndaj Serbisë: Aprovoni sanksionet e BE-së, kapni momentin unik për anêtarësim në BE
    BOTA

    Borrell rinovon apelin ndaj Serbisë: Aprovoni sanksionet e BE-së, kapni momentin unik për anêtarësim në BE

    23/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Dy janë mesazhet kryesore që janë përçuar gjatë drekës së punës që shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell Fontelles ka zhvilluar me ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perêndimor, të artikuluara gjatë konferencês për shtyp. Sê pari, Borrel është ndalur te influenca e Rusisë për të nxjerrë nga shinat e integrimit europian vendet e Ballkanit Perëndimor. Borrel u shpreh, se nê takim ështê folur për vendet e rajonit që kanë njehsuar tërêsisht politikên e tyre të jashtme me atë të Bashkimit Europian. Por Borrell ka veçuar qartazi Serbinë si një shtet të rajonit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

    “Ne kemi folur edhe për vendet që nuk e kanë njehsuar ende ose fare politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së dhe dua të përmend Serbinë. Mbajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën e anëtarësimit tê Serbisë në BE. Eshtë e dëmshme për interest e saj kombëtare, por qartësisht nuk është në përputhje me rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE”. Borrel i ka dërguar njê mesazh tê qartë liderëve tê Serbisë, duke thënë se BE-ja do të avancojë me procesin e zgjerimit dhe se Serbia duhet të përfitojë nga ky momentum i ri ( dinamika e re) e zgjerimit tê BE-së, të krijuar nga avancimi i shpejtë i Ukrainës. “Eshtë koha për t’u njehsuar me politikën europiane dhe standartet europiane dhe për të përgatitur shoqërinë e tyre për anëtarësimin në BE. Ky është një oportunitet unik” është shprehur Borrell.

    Mesazhi i dytê i përcjellur nga Borrell është se zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit dhe çtensionimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    “Sërish m’u desh tê shpjegoja, se të jesh anëtar I BE-së do të thotë të bashkëpunosh. Bëhet fjalë për një ushtrim të fqinjësisë së mire dhe jetesës së bashku. Për këtë zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Atmosfera negative e mungesa e konstruktivitetit duhet të përmbyset” ka deklaruar Borrell.

    Dreka e punës me ministrat e jashtëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor po kthehet tashmë në takime të rregullta, për të cilën Borrell u shpreh se duhen zhvilluar edhe më shpesh . Maqedonia e Veriut është përfaqësuar nga ministri i punëve tê jashtme, Bujar Osmani.

    Erisa Zykaj – TvKlan, Bruksel

    Previous ArticleGjuajtje me armë në Beograd / Viktimë edhe një 21 vjeçar nga Maqedonia (VIDEO)
    Next Article Ndryshimet klimatike do ta bëjë më të vështirë gjumin: Cilat rajone do të preken më shumë?!

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.