Categories: RAJON

Lajçak: BE dhe Ballkani Perëndimor duhet ta marrin me seriozitet procesin e zgjerimit

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka folur për procesin e zgjerimit duke thënë se vendet e këtij rajoni ende i preokupojnë çështje nga e kaluara.

Ai ka shtuar se të dyja palët duhet ta marrin më me seriozitet procesin e zgjerimit.

“Nuk dua që të flas në terma të fajësimit të dikujt, por ka faktorë nga të dyja anët si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Ballkani që ka kanë çuar në një situatë kur ne jemi duke folur për të ardhmen e BE-së, por pa progres”, ka thënë Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve, Hina.

“Ajo që dua të shoh për partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është që të nisin të marrin pjesë më tepër në programin për partneritet të BE-së. Të jenë në dhomën e njëjtë. Jo vetëm ne kur të flasim për Ballkanin Perëndimor, por po ashtu për ata që të jenë pjesë e diskutimit të temave të ndryshme, për të parë që ne jemi seriozë me ta”./klankosova

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago