Categories: BOTARAJON

Varhelyi: Propozimi i Ekipit Menaxhues, pikënisje në diskutimet për Asociacionin

Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se draft-propozimi i Ekipit Menaxhues, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Draft-statuti për Asociacionin është prezantuar më 2 maj në Bruksel, në kuadër të takimit të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti është përpiluar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb. Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës.

BE-ja ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me “frymën dhe tekstin e marrëveshjeve“.

Në debatin për Kosovën, të mbajtur të martën në Parlamentin Evropian, Varhelyi ka thënë se krijimi i Asociacionit është obligim që del nga marrëveshjet e dialogut.

“Duhet të zbatohen të gjitha obligimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa kushte, përfshirë edhe atë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Siç ka nënvizuar përfaqësuesi i posaçëm për dialog [Mirosllav Lajçak] draft-propozimi i prezantuar në takimin e fundit nga Ekipi Menaxhues, është pikënisje për diskutimet e mëtejme për themelimin e Asociacionit“.

Kryeministri Kurti, ka thënë se draft-statuti i prezantuar, është “fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë” e vendit. Si përgjigje, ai e ka prezantuar më pas një draft-vizion, që sipas tij, rregullon çështjen e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Në këtë dokument të Kurtit thuhet mes tjerash, se ai do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre përmes “kornizës së vetëmenaxhimit”, kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me qeverinë e Kosovës, si dhe mundësi për t’u financuar nga Kosova dhe vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por qeveria aktuale e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni një etnik. Disa burime në Bruksel, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, ditë më parë, se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është “kusht mbi të gjitha kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Përgjatë debatit në Parlamentin Evropian, Varhelyi ka thënë se Komisioni Evropian e mirëpret vendimin për liberalizim të vizave për Kosovën. Institucionet e BE-së kanë marrë vendim që shtetasit e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

“Qeveria e Kosovës ka marrë pozicion të qartë sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës dhe ne e mirëpresim këtë. Kosova duhet të përmirësojë kornizën ligjore për vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë ilegale“.

Sipas tij, gjyqësori akoma nuk është sa duhet efikas dhe ka ndërhyrje të panevojshme politike. Mes tjerash, Varhelyi ka shprehur gatishmëri për të vazhduar ndihmën për Kosovën në sektorin e energjisë./REL

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago