Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Qeveria italiane ua ndalon fëmijët prindërve të së njëjtës gjini
    BOTA

    Qeveria italiane ua ndalon fëmijët prindërve të së njëjtës gjini

    17/03/2023
    Facebook Twitter Email

    Aktivistët për të drejtat e komunitetit të homoseksualëve kanë reaguar të martën ndaj qeverisë së ekstremit të djathtë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni për të kufizuar të drejtat prindërore të prindit biologjik vetëm në rastet e çifteve të së njëjtës gjini.

    Qytetit të Milanos i është të ndalojë që zyrtarisht të regjistrojë të dy prindërit e së njëjtës gjini. Milano ishte qyteti i fundit që vazhdoi me regjistrimin e fëmijëve të këtij komuniteti, i cili fillimisht u adaptua në Romë, Torino, Napoli dhe qytetet tjera pasi gjykata e lartë italiane në vitin 2016 e lehtësoi procedurën për personat homoseksualë të adoptojnë fëmijën biologjik të partnerit, shkruan LA Times, përcjell Klankosova.tv.

    Kjo pjesë e burokracisë është çelësi për njohjen e të drejtave prindërore për disa situata të përditshme, duke përfshirë autorizimin e trajtimit mjekësor dhe pjesëmarrjen në klasë.

    Presidentja e “Familjeve Rainbow”, Alessia Crocini akuzoi se lëvizja e Romës që urdhëronte Milanon të ndalonte regjistrimin automatik të të dy prindërve në familjet e të njëjtit seks ekspozoi homofobinë e qeverisë.

    “Kjo qeveri është shprehja maksimale e homofobisë”, tha ajo. “Meloni thotë se që një fëmijë të rritet mirë, ata kanë nevojë për nënë dhe baba, edhe nëse kërkimet e dekadave thonë ndryshe. Është fyese për qindra mijëra familje me dy prindër të të njëjtit seks”.

    Yuri Guaiana nga grupi aktivist “All Out”, tha se masa “hedh mijëra familje në pasiguri”.

    Lajmi për lëvizjen, i cili i ishte komunikuar kryetarit të bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala nga prefekti i emëruar nga shteti, erdhi në të njëjtën ditë kur një komision i Senatit bllokoi një përpjekje për të njohur certifikatat e lindjes së fëmijëve të çifteve të të njëjtës gjini të lëshuara nga shtete të tjera të BE-së.

    Sala u zotua të luftojë për një ligj që u jep të drejta në mënyrë të barabartë prindërve të të njëjtës gjini, por tha ndërkohë se ai nuk mund të rrezikonte të vendoste punëtorët në zyrën e regjistrit të qytetit në kundërshtim me vendimin e qeverisë.

    Administrata e Salas jo vetëm që transkriptoi dokumente nga vende të tjera që njihnin të drejtat e prindërve homoseksualë dhe lezbike, por gjithashtu u dha të njëjtën njohje prindërve të të njëjtës gjini të fëmijëve të lindur në Itali.

    Qytetet e tjera e kishin ndaluar veçse këtë praktikë, pasi që administratat ndryshuan duart dhe erërat politike u zhvendosën në Romë. Në mungesë të një njohjeje të tillë, nëna ose babai që nuk ka lindur duhet të kalojë procesin e birësimit për të vendosur të drejtat prindërore – diçka që mund të marrë shumë kohë.

    Ish-kryetarja e bashkisë së Torinos, Chiara Appendino, ishte kryebashkiakja e parë që njohu të drejtat e të dy prindërve të të njëjtës gjini pa kërkuar miratimin e gjykatës, tha se ndalimi i ri “është vetëm shuplaka e fundit ndaj këtyre familjeve”. Ajo iu bashkua thirrjes së Salas për një ligj që i njeh të drejtat e tyre.

    Partia Gay e Italisë u formua në vitin 2020 për t’i dhënë peshë politike luftës kundër diskriminimit anti-gay, vlerëson se 150,000 fëmijë janë prekur nga dështimi i Italisë për të njohur të drejtat e të dy prindërve në martesat e të njëjtës gjini. Kjo përfshin qindra prej tyre në qytetin e Milanos.

    Zëdhënësi i Partisë Gay, Fabrizio Marrazzo u bëri thirrje kryebashkiakëve italianë që të përmbysin kërkesën e qeverisë dhe të regjistrojnë të dy prindërit e të njëjtës gjini në një akt mosbindjeje civile.

    “Kur normat janë diskriminuese, kryebashkiakët duhet të kenë guximin ta thonë këtë,” tha ai.

    Previous ArticleOKB: Rusia ka kryer krime lufte në shkallë të gjerë në Ukrainë
    Next Article Një këndvështrim nga Beogradi, gazetari Misha Iliq: Ohri ka një energji të mirë, besoj se mund të normalizohen marrëdhëniet Beograd- Prishtinë

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.