Author: BILD

Makina fluturuese AirCar e prodhuar në Slloveni dhe e testuar me sukses, i është shitur një kompanie kineze. Teknologjia e përdorur për këtë automjet fluturues tashmë është blerë nga firma teknologjike Hebei Jianxin, që aktivitetin e saj e ka të fokusuar te makinat fluturuese. Automjet AirCar ka një motor BMW që funksionon me karburant normal. Ky mjet fluturoi për 35 minuta në vitin 2021 midis dy aeroporteve në Slloveni. Pak më shumë se 2 minuta u deshën që nga një automjet që lëvizte në rrugë të shndërrohej në një avion. Kompania kineze që bleu të drejtat ekskluzive për prodhimin dhe…

Read More

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë kontrolleve në fushën e trafikut dje në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 138 masa, kumtoi sot MPB. Nga të gjitha masat e shqiptuara për tejkalim të shpejtësisë janë gjashtë sanksione, 10 masa për vozitje pa patentë shoferi, nëntë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 15 masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes… Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë tek qytetarët që të respektohen rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion.

Read More

Gjithsej 61.441.882 votues do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale në Turqi më 31 mars. Për herë të parë do të votojnë 1.032.610 të rinj. Në zgjedhje do të marrin pjesë kandidatët e 34 partive politike dhe në vend do të hapen mbi 206 mijë vendvotime. Do të zgjidhen kryetarët e 81 qendrave rajonale, si dhe 973 qyteteve më të vogla dhe mbi 50 mijë kryetarë bashkish. Presidenti Rexhep Taip Erdogan do të votojë në shkollën Safet Çebi të Stambollit, si zakonisht. Ai pritet të qëndrojë në Stamboll deri në mbrëmje dhe më pas të niset drejt kryeqytetit Ankara.

Read More

18 palestinezë kanë ndërruar jetë gjatë përpjekjes për të mbledhur ndihmat që u hodhën nga ajri mbi Gazën e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur zyra qeveritare e Gazës e drejtuar nga Hamasi. 12 persona janë mbytur pasi hynë në det për të marrë paketat ushqimore, ndërsa 6 të tjerë u shkelën për vdekje pasi banorët në Gaza u dyndën për të marrë paketat e ndihmës që ranë në tokë. Në deklaratë bëhet thirrje për t’i dhënë fund menjëherë fluturimeve të ushqimeve, duke i quajtur ato fyese, të gabuara, të papërshtatshme dhe të padobishme. Videoja e palestinezëve që nxitojnë…

Read More

Frekuenca e ndezjes së syve mund të zbulojë probleme serioze shëndetësore, thonë ekspertët. Mesatarisht, shumica e të rriturve mbyllin sytë një herë në 3 deri në 5 sekonda, gjë që ndihmon në mbajtjen e syve të lagësht dhe të pastër. Në disa raste, pulsimi i tepërt ose shumë i vogël mund të sinjalizojë një sërë problemesh shëndetësore, nga alergjitë dhe çrregullimet e imunitetit deri te sëmundja e Parkinsonit. Sëmundja e Parkinsonit Disa studime kanë zbuluar se shkalla e ndezjes pasqyron sasinë e dopaminës në tru. Sa më pak dopaminë të kemi, aq më shumë fiksohemi në një temë dhe aq…

Read More

Në luftën kundër simptomave të bezdisshme të gripit dhe të ftohurës, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë një sërë mënyrash natyrale për të lehtësuar kollën që përkeqësohet gjatë natës. Një nga këshillat kryesore është të flini me kokën lart, duke përdorur dy jastekë, për të parandaluar akumulimin e sekrecioneve në fyt. Gjithashtu, ambienti i lagësht është thelbësor për frymëmarrje të lirë, prandaj rekomandohet përdorimi i avujve me ujë të ngrohtë dhe bimë mjekësore si menta ose nenexhiku para se të shtriheni. Për ata që vuajnë nga kolla e thatë, një shurup i bërë në shtëpi me mjaltë, vaj ulliri dhe limon mund të…

Read More

Shtëpitë e reperit të mirënjohur Sean “Diddy” Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, në Los Anxhelos dhe Majamit u bastisën nga agjentët e FBI të hënën si pjesë e një hetimi federal për sulm seksual. Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së. Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç. Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë…

Read More

Adelina Ismaili, e njohur ndryshe edhe si diva e muzikës shqipe, ka reaguar në mbrojtje të aktorit të njohur Enver Petrovci me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtarja e famshme bëri një deklaratë të fortë në InstaStory në përgjigje të komenteve negative dhe linçimit publik që Petrovci ka përjetuar pas një interviste dhënë në emisionin e Ismailit, “Show i Së Premtes”. Në shkrimin e saj, interpretuesja e hitit “Shko” thekson rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe rolin e artistëve në vlerësimin e figurave historike dhe politike. “I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof. Enver Petrovcit”, shkruan…

Read More

Në rritjen e numrit të të rinjve që përzgjedhin arsimin profesional dhe nevojës së tregut për ta si zgjidhje nga qeveria u pa edhe përfshirja e sipërmarrjes. Përveç qeverisë dhe bashkive, financim për arsimin dhe formimin profesional, kryeministri Edi Rama kërkoi edhe nga sektori privat dhe kryesisht biznesi i madh. “Ne duhet dhe do të rrisim investimet publike në arsimin profesional, mbështetjen nga buxheti i shtetit për arsimin profesional dhe patjetër do t’ju kërkojmë kompanive, do t’ju kërkojmë me hir dhe unë shpresoj që nuk do të jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë pa u kuptuar…

Read More

Një anije e madhe mallrash humbi kontrollin nga mungesa e energjisë dhe u përplas në urën “Francis Scott Key” në Baltimorë të martën herët, duke e rrëzuar atë në ujë. Shembja e urës fundosi një grup punonjësish të ndërtimit në ujërat me temperaturë të ulët të lumit Patapsco. Ekipet e shpëtimit nxorrën dy persona, por gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur. Ekuipazhi i anijes lëshoi alarmin përpara përplasjes me urën “Francis Scott Key”. Guvernatori i Merilendit tha se alarmi i lëshuar nga personeli i anijes u mundësoi autoriteteve të ndërprisnin trafikun e automjeteve mbi urë.…

Read More